Spanjolli është vënë në krye të skuadrës kampione të Francës vetëm një ditë pas largimit të Laurent Blanc-ut.
I kërkuar fort nga klubet europiane pas suksesit me Seviljen, duke e fituar në mënyrë të njëpasnjëshme tre herë Ligën e Europës, trajneri 44-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me PSG-në.
“Klubi është bërë një nga më të mëdhenjtë në Europë gjatë sezoneve të shkuara, dhe unë jam i lumtur e i nderuar të jem në gjendje të ndihmoj në përmbushjen e ambicieve të tij të mëdha,” është shprehur Emery i sapoemëruar për faqen zyrtare të PSG-së.
“Mezi pres t’i takoj lojtarët e mi të rinj, si dhe njerëzit që punojnë pa u lodhur çdo për ta ndihmuar klubin të rritet.”
Më shumë se sukseset në Francë, detyrë parësore për spanjollin do të jetë triumfi në Champions League, që deri tani ka qenë i pamundur.
Unai Emery ka drejtuar në të shkuarën dhe Spartakun e Moskës, Valencian e Almerian. Ai njihet si një nga trajnerët modernë më novatorë. /tesheshi.com/