Parlamenti i Ukrainës ka votuar në favor të heqjes së imunitetit nga ndjekja penale për deputetët, një premtim i Presidentit Volodymyr Zelenskiy për të ndalur korrupsionin.
Në votimin e sotëm, 373 deputetë votuan për projektligjin, ndërsa tre abstenuan dhe 28 munguan.
Zelenskiy, i cili mori pjesë në seancën parlamentare, mohoi frikën se masa do të ekspozojë ligjvënësit në përndjekje nga ata në pushtet, duke thënë para votimit se anulimi i imunitetit nuk do të thotë që ligjvënësit do të ishin përgjegjës për vendimet politike.
“Unë do të doja të largoj të gjitha mitet dhe manipulimet politike. Anëtarët e parlamentit do të ruajnë konceptin e barazisë. Ata nuk do të jenë përgjegjës për vendimet e tyre politike, votim ose ndonjë deklaratë politike ose publike”, tha Zelenskiy.
Zelenskiy, një komedian i shndërruar në politikan, është zotuar të “thyejë sistemin” në politikën e Ukrainës, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.
Tre muaj më vonë, partia e tij “Shërbëtori i Popullit” mori një shumicë solide prej 254 vendesh në legjislaturën prej 450 vendesh, një sukses i papritur për partinë e re. /tesheshi.com/