Rebelët pro-rusë janë ende duke luftuar për një qytet kyç, ndërsa ukrainasit janë duke pritur dështimin e armëpushimit.
Shpresat që plani më i fundit i paqes në Ukrainë të zbatohet, nuk kanë qenë kurrë të larta. Petro Poroshenko, president i Ukrainës, i uli pritshmëritë menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje do të ishte e vështirë për t`u realizuar. Para një kamerave televizive në mesnatën e së dielës, ai lëshoi urdhrin që trupat e tij të ndalojnë zjarrin. Viktima e parë erdhi vetëm njëzet minuta më vonë, kur raketat rebele goditën një fshat në perëndim të Luhanskit, duke rrëzuar kështu poshtë një çati të dy banorëve të moshuar. Në mëngjes, udhëheqësit ukrainas dhe separatistët shkëmbyen akuza të ndërsjellta në lidhje me këto sulme të freskëta. Zyrtarët ukrainas pretenduan se kanë qenë më shumë se 60 shkeljet e bëra në ditën e parë, një rënie e lehtë kjo krahasuar me betejat e javëve të kaluara, por që gjithsesi mbetet një start orgurzi. “Pseudo-paqja po avancon me shpejtësi të plotë,” komentoi Juri Kasjanov, një aktivist i shquar ukrainas.
Ndërkohë që po nënshkruhej marrëveshja e Minskit dhe fillimi armëpushimit, trupat rebele bënë një ofensivë përfundimtare për të marrë qytetin Debaltseve, “sepse në marrëveshje nuk ekziston asnjë fjali në lidhje me këtë qytet” –shprehet lideri separatist Zakharchenko. Zyrtarët amerikanë pohuan se ushtria ruse mori pjesë në ofensivë, duke vendosur artileri dhe sisteme raketash në zonë. Tani, forcat rebele pretendojnë se kanë rrethuar qytetin dhe mijëra trupa ukrainase të stacionuara atje. Z. Zakharchenko thotë se ai nuk do të lejojë që ata të shpëtojnë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë u përpoqën ta portretizojnë ditën e parë të marrëveshjes si një sukses, pavarësisht tensioneve që ka kaluar qyteti Debaltsev. Shefi i misionit të organizatës për siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “përvec disa përjashtimeve” armëpushimi ishte zbatuar gjatë 12 orëve të para. Presidenti francez Francois Hollande e quajti performancën e armëpushimit “përgjithësisht të kënaqshme”. Deklarata të ngjashme u dëgjuan edhe në marrëveshjen e shtatorit të kaluar, ku luftimet megjithëse ishin ngadalësuar, përsëri nuk ndaluan ndonjëherë plotësisht. Grupet e pakta në terren nuk presin asnjë ndryshim nga armëpushimi fundit.
Edhe në qoftë se armëpushimi vazhdon, ajo është shumë larg një paqeje të qëndrueshme. Qëllimi i Vladimir Putinit mbetet kontrolli mbi të ardhmen politike të Ukrainës. Prandaj, të hënën në mëngjes separatistët filluan të kërkojnë masa shtesë për të cilat nuk është rënë dakord në marrëveshjen e Minskit, duke përfshirë një garanci që Ukraina nuk do të lëvizë në drejtim të NATO-s në të ardhmen. Teksti që ka dalë nga marrëveshja e Minskit është i mbushur me formulime të paqarta, çka kërcënon zbatimin e saj.
Nëse paqja e kërkuar dështon përsëri, Z. Poroshenko premton se do të shpall gjendjen e jashtëzakonshme për t’iu kundra përgjigjur kështu me shpejtësi kërcënimeve të separatistëve. “Nëse ata na godasin njërën faqe, ne nuk do ti kthejmë faqen tjetër,” thotë ai. Të dielën, ministri i brendshëm i Ukrainës njoftoi se automjete të reja të blinduara ishin duke u dërguar për të përforcuar ushtarët në front. Dërgesa e armëve amerikane mbetet mundësia që ukrainasit presin për të vazhduar luftën. Një parlamentar nacionalist Ukrainas përmblodhi përparësitë e vendit për fazën e ardhshme duke thënë: “Ruani gjakftohtësinë dhe prisni armët amerikane që të vijnë”
Burimi: The Economist, përshtati Enklid Pelari
Fantastic perspective! The points you made are thought-provoking. For more information, I found this resource useful: FIND OUT MORE. What do others think about this?
Very nice info and right to the point. I don’t know if this is actually the best
place to ask but do you folks have any thoughts on where
to get some professional writers? Thx 🙂 Escape rooms hub
Thanks for your marvelous posting! I definitely enjoyed reading it, you can be a great author.
I will remember to bookmark your blog and will
come back someday. I want to encourage continue your great posts, have a nice
evening!
Hi! I could have sworn I’ve been to this blog before but after browsing through some of the articles I realized it’s new to me. Regardless, I’m definitely happy I found it and I’ll be book-marking it and checking back often!
Very nice blog post. I definitely love this site. Thanks!
Howdy! This post couldn’t be written any better! Looking through this post reminds me of my previous roommate! He continually kept talking about this. I most certainly will send this information to him. Fairly certain he’s going to have a great read. Thanks for sharing!
Right here is the perfect blog for anyone who wishes to find out about this topic. You realize so much its almost tough to argue with you (not that I really will need to…HaHa). You certainly put a new spin on a subject which has been discussed for decades. Wonderful stuff, just excellent.