Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Udhëtim në kohë: kur në Barcelonën e ´92-shit nderohej Sarajeva e përgjakur nga serbët (video)

by te Sheshi
18/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Udhëtim në kohë: kur në Barcelonën e ´92-shit nderohej Sarajeva e përgjakur nga serbët (video)

“Bosnje, Sarajevë, kujtoje sot Barcelonën. Ngrihu në këmbë dhe ndero viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në kryeqytetin e Katalonjës”.

Në sulmin terrorist që ndodhi në Barcelonë, u vranë 14 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Qyteti motër i Sarajevës u mbërthye nga zia. U shuan jetë njerëzish të pafajshëm në një sulm frikacak të kryer nga terroristët. U shuan jetët e nënave, etërve, fëmijëve, bashkëshortëve. U ndërpre gëzimi i njerëzve, të cilët patën fatin e keq të rastisin në kohë të gabuar në vendin e gabuar. Në rrugën e mendjeve të retarduara dhe të sëmura nga urrejtja.

Pikërisht 25 vjet më parë në Sarajevë, kemi parë fotografi të ngjashme për çdo ditë. Bota kishte mbyllur sytë e saj para krimeve mizore që kishin ndodhur në qytetin olimpik, të sportit, muzikës, e të rinjve. Terroristët nga kodrat qëndisnin përditshmërinë tonë, dhe përditshmëria jonë ishte vdekja. Në ruletin e Sarajevës vriteshin të pafajshmit, fëmijët, po shuhej një rini. Çdo ditë vdekja mund të tërheqte pikërisht numrin tuaj.

Në vitet kur bota kishte mbyllur sytë, një qytet qëndroi fuqishëm me Sarajevën. Barcelona mbështeti Bosnjen dhe qytetarët e saj. Në vitin 1992 në kryeqytetin e Katalonjës u hapën Lojërat Verore të Olimpiadës, të 25-tat me radhë. Në fushën e stadiumit Montjuiç, doli për të parakaluar delegacioni i paktë në numër, por krenar i Bosnjës i udhëhequr nga Zlatan Saraçeviç.

Në mesin e sportistëve nga vendi ynë mungonte xhudisti kampion, Vinko Shamarliç. Pjesëmarrjen e tij në Barcelonë e kishte penguar fati i Sarajevës. Në vend të pjesëmarrjes në Olimpiadë, Vinko po luftonte në vijën e parë të frontit rreth Sarajevës dhe një ditë para nisjes në Katalonjë mori goditjen e fundit nga armiku, dhe humbja e betejës në ato rrethana ishte e barabartë me vdekjen (Shamarliç u vra me 8 qershor të vitit 1992).

Kur në stadiumin Montjuic u shfaq delegacioni jonë, publiku u ngrit në këmbë dhe përshëndeti me duartrokitje të zjarrta atletët dhe flamurin e Bosnjes. Në këtë mënyrë, katalanasit shfaqën mbështetjen për boshnjakët në kohët më të vështira për vendin tonë.

“Hapja e Olimpiadës ishte e paharrueshme. I tërë stadiumi qëndronte në këmbë duke duartrokitur fuqishëm, në mbështetje të ekipit tonë. Filluam të qanim kur sportisti ynë i shekullit, Zlatko Saraçeviç, krenar e ngriti flamurin e Bosnjes në stadium. Për fat të keq, shumë prej qytetarëve tanë nuk patën mundësi ta ndjekin transmetimin sepse Sarajeva u bombardua rëndë atë natë … ne ishim aq krenar për përbërjen multi-etnike të ekipit tonë”, përcjell përshtypjet e saj nga hapja e lojërave Olimpike në Barcelonë, Mirsada Buriç.

Mirsada është një nga dhjetë atletët të cilët prezantuan vendin tonë për herë të parë në Lojërat Olimpike në Barcelonë. Ajo kishte shkuar në Barcelonë direkt nga kampi.

“Ishin duke pritur në tunel si çdo ekip tjetër, kur spikeri zyrtar paralajmëroi daljen e delegacionit të sportistëve të Bosnjës. 120 mijë spektatorë na përshëndetën me duartrokitje të zjarrtë. Ngrita flamurin në ajër aq sa munda, dhe ashtu vazhdova ta mbaj atë gjatë gjithë parakalimit. Kjo mund të shihet në regjistrimin e hapjes së atyre lojërave, kur delegacioni i Bosnjes bëri parakalimin e madh. Kjo do të thotë se ne tërhoqëm vëmendjen e gjithë botës”, kujton lojrat Olimpike në Barcelonë, Zlatan Saraçeviç.

Mos të harrojmë se në këtë qytet ka lindur Juan Antonio Samaranch, një mik i Bosnjes, një mik të Sarajevës.

“Dhjetë vjet më parë ishim në Sarajevë në Lojërat Olimpike. Qyteti në atë kohë ishte dedikuar tërësisht sportit, mirëkuptimit, miqësisë dhe paqes. Sarajeva, qytetarët e së cilës brenda dy viteve të fundit kanë vuajtur shumë. Ju ftoj të gjithëve, jo vetëm juve në stadium, por në mbarë botën, madje edhe juve në shtëpitë tuaja, që me një minutë heshtje t’i nderojmë viktimat e Sarajevës. Ju faleminderit. Mesazhi ynë është më i fuqishëm se kurrë. Ju lutem ndalni luftën. Ndalni vrasjen. Ulni poshtë armët tuaja”, tha Samaranch në vitin 1994 me rastin e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Lilehamer.

Jo vetëm për shkak të Montjuiç, apo Samaranch, por edhe për shumë donacioneve me të cilat u rinovua Sarajeva, për shkak të lidhjes satelitore Sarajevë – Barcelonë – Botë, të vendosur në prill të vitit 1995: njerëz të Sarajevës, boshnjakë, ju lutem që me një minutë heshtje të nderoni viktimat e pafajshme në Barcelonë.

Përgatiti: Jeton  Zenuni – /tesheshi.com/

Tags: Barcelonabosnjesarajevasulm

Related Posts

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
Next Post
Ministrat teknikë nisin dorëzimin e kompetencave, ja hapi tjetër që pritet…

Zv.kryeministrja e dorëhequr i përgjigjet Ramës: materiali mbi zgjedhjet i saktë, pavarësisht se nuk i pëlqen ndonjë partie

Pas Spanjës, sulm edhe në Finlandë: dy të vdekur dhe 8 të plagosur

Pas Spanjës, sulm edhe në Finlandë: dy të vdekur dhe 8 të plagosur

Nuk është e thënë: shënohet një incident në zgjedhjet e Kolonjës

Policia e Elbasanit jep detaje mbi arrestimin e ish-deputetit të PS: kanosi me armë ish-bashkëjetuesen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni