Konferenca Episkopale shqiptare do të caktojë datën dhe vendin, ku do zhvillohet kremtimi solemn i Lumturimit, pas shpalljes martirë nga Papa Françesku të 38 priftërinjve të kishës katolike, që u vranë nga regjimi komunist në periudhën 1945-1974.
Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga monsinjor Angelo Massafra, arkipeshkv i metropoplitit të Shkodrës dhe president i Konferencës Episkopale shqiptare.
Ati i Shenjtë, duke pranuar në audiencë kardinalin Angelo Amato, prefekti i Kongregatës për çështjen e Shenjtërve, nënshkroi dekretin e Lumturimit të 38 shërbëtorëve të hyjit, imzot Vinçenc Prenushi e shokët, martirë.
Firmosja e dekretit është akti i fundit, pas itinerarit të gjatë të procesit dioqezan, rezultati i të cilit është studiuar gjatë dhe është miratuar si nga Komisioni i Teologëve, ashtu edhe nga kardinalët. /tesheshi.com/