Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

TV Klan sulmon Visar Zhitin në emër të Nishanit: ja pse nuk është disident

by te Sheshi
29/03/2017
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
TV Klan sulmon Visar Zhitin në emër të Nishanit: ja pse nuk është disident

Pasi u duk se ra njëfarë qetësie në përplasjen mes presidentit Nishani dhe ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan e njëherësh poetit Visar Zhiti, është TV Klan që sërish e ka ngacmuar debatin duke zgjedhur të sulmojë Zhitin me anë të disa dokumentave arkivore. Sipas qasjes së këtij televizoni, Zhiti nuk mund të quhet dissident, pasi vetë ka pranuar gabimet ideore në poezitë e tij.

Po pse pikërisht TV Klan? Sepse siç dhe është përfolur, drejtues të këtij televizioni kanë dashur emërimin e tjetërkujt në postin që sot mban Zhiti, duke qenë njëherësh një dritare gjithnjë e hapur e promovuese për Nishanin, njeriun që nuk e dekretoi poetin e persekutuar, e madje dhe e akuzoi atë publikisht si ish-bashkëpunëtor sigurimi – referuar një sms-je me iniciale që i kish ardhur në telefon kundër Zhitit(!) – e për më tepër si të ç’ekuilibruar mendërisht. Ishte poeti Agron Tufa që rrëzoi presidentin, sidomos në pretendimin e parë, por tashmë TV Klan vendos të hakmerret. Që në rreshtat e parë, kjo media e quan Zhitin “zyrtar të qeverisë Rama”, si për ta kompromentuar politiksht, kur dihet që Zhiti vjen nga e djathta.

Kronika anti-Zhiti e TV Klan:           

A ka qenë Visar Zhiti disident politik i sistemit komunist??

Vetëm pak ditë më parë, ish – ministri i qeverisë Berisha, sot zyrtar i i qeverisë Rama, akuzoi publikisht Presidentin e Republikës, pas dekretimit nga ky i fundit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Si në sulmin publik ndaj Presidentit të Republikës, ashtu dhe në daljet e mëpasme publike, Zhiti mbrohej me faktin se ka qenë një i dënuar i sistemit komunist, për shkak të bindjeve të tij politike, ç’ka i ka mbrojtur deri në fund.

Por një dokument i zbuluar nga Televizioni Klan, nga Arkiva e Shtetit, tregon se Zhiti vetë me dorën e tij ka shkruar se nuk ndihej disident politik dhe se nuk ishte kundër vijës sipas tij, të drejtë të partisë dhe shtetit. Bëhet fjalë për kërkesën ankimore penale që Visar Xhiti, me 21 Prill 1980, i drejtohej Gjykatës së Lartë të asaj kohe, për ndryshimin e masës së dënimit të dhënë nga Gjykata e Kukësit.

Ja se ç’shkruan Visar Zhiti në ankimimin drejtuar Gjykatës së Lartë në Prill të vitit 1980:

-“Në radhë të parë tek shkrimet e mia në poezi unë nuk kam patur për qëllim t’i kundërvihem vijës së drejtë politike të Partisë dhe të shtetit tonë. Është e vërtetë se një pjesë e këtyre shkrimeve çalojnë nga ana estetike dhe ideore, por qëllimi im për t’ju kundërvënë vijës politike që ka shteti jonë nuk ekziston”.

Pra, është vetë Zhiti i cili pranon se përveç gabimeve estetike në vjershat e tij, nuk kishte asgjë kundër vijës së drejtë të partisë dhe shtetit komunist, siç e cilëson vetë ai. Ndaj, në vend të kundërvënies ndaj sistemit, kërkoi të mos dënohej.

Ateherë, në emër të kujt disidence politike flet sot ky njeri, që ndryshe nga shumë të dënuar të tjerë të ndërgjegjshëm i kanë qëndruar bindjeve të tyre, kundër partisë dhe sistemit komunist, duke marrë parasysh dhe dënimet e dhëna për ta?

Në një shkresë tjetër, po të firmosur nga Zhiti, kërkesës së mëparshme për të mos u dënuar, ai shton edhe disa argumenta të tjerë, përmes të cilëve pranon se ka bërë gabime idore.

– “Mosha ime e re ka bëre që të bie në gabime ideore. Gabimet i takojnë një të kaluare prej 5-7 vjet më parë. Më pas kam evoluar pozitivisht e jam cituar për mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve”.

Ndërsa si pikë të fundit të arsyetimit të tij, se përse kishte bërë ato gabime, Zhiti shkruan se mund të kenë qenë dhe krizat nervore që ka patur.

-“Dhembje koke e kriza. Sëmundje kam patur në femini shumë, e më pas më pak. Ndoshta ka ndikuar.”

Dokumentet e mësipërme që gjenden fare lehtë në Arkivat e Shtetit, tregojnë një Visar Zhiti krejt tjetër nga ai që vetë personazhi kërkon të shesë tek publiku. Që, edhe pse është dënuar për agjitacion e propagandë, ai vetë e quan të padrejtë dënimin për këtë akuzë, sepse ai nuk ka patur për qëllim t’i kundërvihej partisë dhe udhëheqjes komuniste. Pyetja që sot shtrohet është: Cilit Visar ti besojmë, atij të djeshmit që betohej se nuk ishte kundër partisë dhe shtetit komunist apo këtij të sotmit, që nuk lë rast pa propaganduar veten si disidenti poltik i sistemit komunist??

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Basha në samitin PPE-së: Nuk ka tërheqje, pa qeveri teknike s’hyjmë në zgjedhje

Basha në samitin PPE-së: Nuk ka tërheqje, pa qeveri teknike s’hyjmë në zgjedhje

Sipas shkencës truri plaket më shpejt tek këta njerëz

Sipas shkencës truri plaket më shpejt tek këta njerëz

“Lagja e Trimave”, një i akuzuar ndryshon deklaratë: Ali Ahmeti jo tradhëtar! Bashkëluftëtarët: Turp të qoftë!

“Lagja e Trimave”, një i akuzuar ndryshon deklaratë: Ali Ahmeti jo tradhëtar! Bashkëluftëtarët: Turp të qoftë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni