Pas marrjes së Afrinit, mediat turke po promovojnë përmasat e humanitetit në luftë duke ofruar krahasime.
Një të tillë e kanë bërë me Rakan, marrjen e së cilës e udhëhoqën SHBA me grupet kurde, pikërisht me këto të fundit të cilat u sulmuan nga Turqia si terroriste.
Ndaj, janë dhënë pamje nga Afrini, ku siç thuhet, referuar pamjeve nuk është dëmtuar asnjë ndërtesë, e jo më të ketë viktima në civilë.
Ndërsa në Raka ndodhi ndryshe. Jo vetëm u vranë mbi 2000 civilë, 500 nga ata fëmijë, por dhe qyteti gati u rrafshua në disa pjesë. /tesheshi.com/