Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turpi i pathënë i 7 Prillit dhe fama e dy gjeneralëve shqiptarë

Ne, me heronj ushtarakë në tokë të huaj, por jo me ushtri dinjitoze në tokë tonë

by te Sheshi
08/04/2022
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Turpi i pathënë i 7 Prillit dhe fama e dy gjeneralëve shqiptarë

Nga Auron Tare  

Duhet kujtuar jo vetëm si një ditë kur Il Duce pushtoi një vend të vogël si Shqipëria, por si një nga ditët më të zeza të Ushtrisë Kombëtare Shqiptarë. Një mësim se si e gjithë hirarkia ushtarake hodhin pushkët dhe ja mbathi nga fronti i luftës duke sjellë një faqe turpi për ushtrinë në fjalë. Kjo datë, sëbashku me 97-ën, janë dy ditët kur shqiptarët panë me sytë e tyre së përtej pompozitetit gradave dhe spaletave plot shkëlqim, ushtria që ishte krijuar me aq sakrifica, ishte në fakt një dru i kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia e politikës shqiptare.

Ushtria është pulsi i një kombi dhe këto dy data treguan se shteti i shqiptarëve është totalisht i paaftë të mbajë në këmbë një ushtri. Po kjo jo për faj të qindra ushtarakëve që sakrifikuan për ushtrinë, por për politikën servile, të paaftë dhe antikombëtare që e shkatërroi atë. Prandaj, përtej një date të pushtimit fashist, 7 Prilli është edhe data e një reflektimi të thellë mbi kalbëzimin dhe rrënimin e ushtrisë.

Por ky reflektim sjell në vëmendje momente të rëndësishme historike, kur ushtarakët shqiptarë, nën flamujt e shteteve të forta të kohës, kanë lënë gjurmë të thella në historinë europiane. Si dy historitë e mëposhtëme, për të kuptuar se aftësitë e ushtarakëëve shqiptarë, ato individuale, nuk kanë munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një shtet shqiptar me të gjithë kuptimin e vërtetë.

Në 25 qershor 1799, Beteja e Abukirkit

Shqiptari Said Mustafa Pasha, një gjeneral me eksperiencë i frontit ruso-turk, zbarkon në brigjet e Abukirkit, qytezë pranë Aleksandrisë. Përballë tij, trupat e gjeneralit të ri francez Napoleon Bonaparti, i cili, i frymëzuar nga historia e Aleksandrit të Madh ëndërronte për një fushatë nga Egjipti drejt Indisë.

Francezët kishin disa muaj që po përparonin në territorin otoman të Egjiptit dhe otomanët, në aleancë me britanikët, kërkonin të nderprisnin fushatën e Napoleonit I cili kërcënonte rrugët tregtare drejt Indisë.

Me ndihmën e anijeve britanike të admiralit Sidney Smith, repartet otomane, ndër të tjerë shumë shqiptarë nga vilejeti i Janinës, vendosën kampin në bregdetin e Abukirkit. Me të zbarkuar nga   anijet, repartet otomane sulmuan fortifikimet e portit dhe morën me sulm fortesën e mbrojtur nga francezet. Flamuri otoman u ngrit përsëri mbi të duke ulur flamurin freng.

Krenar për këtë sukses, Mustafa Pasha nuk po nxitonte të marshonte drejt Kajros për t’i shtysë francezet nga qyteti dhe nga territori egjiptian. Ky hezitim i gjeneralit arnaut i kushtoi atij betejën, pasi  Napoleoni duke parë që trupat e Mustafait ishin pozicionuar me shpinë nga deti, sulmoi duke thyer linjën e parë të mbrojtjes.

Francezet hasën në një mbrojtje shumë të fortë nga trupat arnaute në linjën e dytë, ku vetë Mustafa Pasha ishte në krye të tyre. Francezët u tërhoqën duke lënë shumë të vrarë, por  gjenerali i Kavalerisë, Murati I i famshëm, duke parë një të çarë në rradhët e arnautëve sulmoi furishëm dhe e mori linjën e dytë. Murati dhe Mustafa Pasha u përballën me njëri-tjetrin dhe gjenerali francez më shpatë i preu disa gishta të dorës Pashës, ndërsa Arnaut Pasha me kobure e plagosi Muratin në nofull.

I ndjekur nga kalorësit e tij, Murati i plagosur u hoq nga fushëbeteja, por Mustafa Pasha, edhe ai i plagosur, u kap rob nga francezët.

Napoleoni e mori Abukirkin dhe fama e kësaj beteje rrodhi në sallonet e Parisit, duke i dhënë Napoleonit një popullaritet të madh.

Fama e Betejës së Abukirkit hyri në analet e fitoreve të Napoleonit si një ndër fitoret e

Nga Harku i Triumfit në Paris: Napoleoni duke parë robërit otomanë, në mes Mustafa Pasha

rëndësishme të tij në Fushatën e Orientit,  por jo vetëm. Në Harkun e Triumfit ne Paris, vizitorët mund të shikojnë një dedikim të kësaj beteje dhe në respekt të trimërise së gjeneralit shqiptar, portretin e Mustafa Pashë Arnautit, fama e të cilit u eklipsua vetëm nga i nipi i tij, pushtuesi dhe themeluesi i Egjiptit modern, Muhamed Ali Pasha, shqiptari i famshëm nga Jugu i Shqipërisë.

Beteja e Rosetës,  21 mars 1807

Napoleoni me të marrë vesh trazirat politike në Francë, u largua me shpejtësi nga Egjipti duke i lënë trupat franceze në përballje me britanikët dhe aleatët e tyre otomane. Pas pak muajsh, Napoleoni e braktisi ëndrrën e tij lindore dhe filloi një seri betejash ndaj fuqive europiane. Ndërkohë Egjipti, pas largimit të francezëve, ra nën një luftë civile ku britanikët që kërkonin një bazë të rëndësishme drejt Lindjes e nxisnin atë fshehurazi.

Por qëllimet e tyre u penguan nga ambiciet e një tjetër shqiptari i cili jo vetëm kishte zbarkuar në Egjipt vetëm me repartat e shqiptarëve të mbledhur me shpejtësi në Jugun e vendit, por  kërkonte të vendoste sundimin e tij atje ku i ungji nuk ja kishtë dalë dot.

Një burrë i pjekur por i paprovuar në beteja frontale, ai komandonte rreth

Portret i Said Mustafa Pasha, gjenerali shqiptar dhe xhaxhai i Khedivit të Egjiptit, Muhamed Ali Pasha.

2000 shqiptarë dhe që përveç shqipes nuk dinte asnjë gjuhë tjetër. Nga shkrimet e konsullit të përgjithshëm francez në Egjipt, Bernandino Drovetti, mësojmë se Muhamedi me të mbërritur filloi një fushatë sulmesh ndaj bejlerëve që sundonin provincat egjiptiane dhe, për të mbrojtur krahët la në Aleksandri garnizonin vetëm me shqiptarë. Brenda dy viteve ai po e shtrinte sundimin e tij kudo në hapësirat egjiptiane.

Nën komandën e gjeneral Mackenzie-Fraser, Flota britanike filloi një zbarkim në Egjipt për t’i dhënë fund sundimit të Muhamed Aliut dhe për të marrë nën kontroll vendin, sidomos vijën bregdetare.

Britanikët filluan sulmin në rrethinat e Aleksandrisë dhe duke marrë me sulm llogoret përqark fortesës, përparuan në thellësi. Por në vendin e quajtur me emrin antik si  Shtyllat e Pompeut,   britanikët hasën në një qëndresë shumë të fortë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur. Britanikët tërhiqen nga fusha e betejës për të riparë planet e tyre. Ndërkohë, një pjesë e flotës nën komanden e Sir John Thomas Duckëorth dhe flamurmbajtesen britanikeMHS Royal George, mbërriti në ujrat e Aleksandrisë për të mbështetur zbarkimin.

Muhamed Aliu, duke parë rrezikun që sillte një zbarkim britanik në Egjipt, ndaloi operacionet ndëshkimore dhe pasi bëri një aleancë të shpejtë me trupat vendase, ju drejtua fushës së betejës.

Kishte vetëm pak vite që shqiptari kishte vendosur sundimin e tij dhe britanikët shpresonin se me politikën e tyre të njohur “perça e sundo” do të mund të ngrinin një pjesë të mamlukëve kundër tij. Për këtë ata nënshkruan një marrëveshje me Muhamed Beun, liderin e mamlukëve, me shpresën se trupat e tij do të sulmonin  Muhamed Pashën pas shpine.

Gjeneral Aleksander Mackenzie Fraser, komandanti i përgjithshëm i trupave britanike

Qyteti i Rozetës ku trupat e Muhamed Aliut thyen britanikët

nga kuarteti i tij në Aleksandri, vendosi të dergonte një pjesë të trupave të tij në Al Rashid (fshati Roseta) për të kontrolluar pikën e furnizimeve të ushtrisë së Muhamed Aliut në Aleksandri. Por kjo pararojë britanike u prit me luftë nga trupat e Muhamed Aliut, të cilat ishin nën komandën e një tjetër shqiptari, Ali Beu i Selanikut. Pasi largoi popullatën civile, Ali Bej Selaniku hapi portat e qytetit për t’u dhënë përshtypjen britanikëve të lodhur nga marshimi në shkretëtirë se qyteti ishte braktisur nga mbrojtësit e tij. Britanikët u futen në qytet dhe pasi e gjetën atë të braktisur u ulën të shlodheshin nga marshimi rraskapitës. Ishte ky moment që shqiptarët e Muhamed Aliut filluan një sulm të tmerrshëm nga çatitc dhe dritaret e godinave që rrethonin qendren e qytetit. 185 të vrarë, 282 të plagosur dhe 120 robër ishte bilanci.

Kjo betejë vendimtare dhe beteja e Al Hammadit që e pasoi atë, ajo midis Muhamed Aliut dhe Gjeneral Fraser, ju bëri të qartë britanikëve se kundërshtari i tyre, shqiptari Muhamed Ali Pasha, ishte i pathyeshëm.

Pas një qëndrimi në Aleksandri për disa javë dhe dorezimin e robërve nga ana e Muhamed Aliut si një gjest kalorsiak ndaj të  mundurve në fushën e betejës, trupat britanike u evakuuan nga brigjet egjiptiane, duke hapur kështu epokën më të ndritur në historinë moderne të Egjyptit, epokën e Muhamed Ali Pashës. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Oferta me azil: do hiqen shqiptarë si ushtarë rusë?

Oferta me azil: do hiqen shqiptarë si ushtarë rusë?

Post-lufta: ideja që Ukraina të bëhet Gjermani

Post-lufta: ideja që Ukraina të bëhet Gjermani

“Z”-ja ruse pushton Veriun e Kosovës

“Z”-ja ruse pushton Veriun e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni