Nga Ermir Hoxha
Do pyes ndokush se ç’lidhje mund të ketë turizmi me emrin dhe protagonizmin disaplanësh të Koço Kokëdhimës?! Patjetër që ka dhe pikërisht nga ky fakt.
Interesante, por dhe e dëshpëruese, të shohësh në skenë të zakonshme që ndodh gjatë muajve të verës në Delvinë, sidomos në pikun e sezonit, ku automjete me targa përgjithësisht kosovare apo të huaja, frenojnë me tërsëllimë, ku duke ecur në asfalt, kur befas, si të jetë prerë me thikë, u del para një rrugë e tmerrshme, “qorre” le ta quajmë, që nuk e di nga i çon. E kuptojnë që kanë ngatërruar rrugë, e nisin të kërkojnë ndihmën e parë për të rënë në të se ku janë, ndonëse kjo skenë ndodh zakonisht natën ose në të grdhirë.
****
Është fjala për aksin prej 13 km Qafë e Muzinës – Delvinë. Deri nga mesi i dytë i viteve `80-të, ajo ishte rruga edhe e sarandiotëve drejt Tiranës, sa pa u hapur ajo që sot kalon nga Syri i Kaltër. Më pas, ai segment u shërbente vetëm banorëve të Delvinës gjatë vatje-ardhjeve të tyre drejt Gjirokastrës, apo më tej, deri pra në Tiranë. Por kjo zgjati deri para 15 vitesh, derisa amortizimi e bëri krejt të pakalueshëm nga automjetet, duke i detyruar delvinjotët që “t’i binin nga Kina”, për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa për 13 kilometrat e dreqosura, u tha se do rehabilitoheshin nga kompania 2K e cila kish fituar tenderin, por që nuk ndodhi kurrë. Në Delvinë, ekziston një “bindje mbarëpopullore”, se Koçua i morri dy herë fondet për rrugën, por nuk dihet se nga i çoi. Mundet që kjo mos jetë e vërtetë, por bindja ekziston, siç ia bën “muuuu” dhe rruga në nivel kataklizmoje.
Ok, por sërish ç’lidhje ka kjo me turizmin dhe fatin e se e sa pushuesve që ballafaqohen me këtë plojë shqiptare tranzicioni që bie era korrupsion?!
Lidhja ekziston tek gjithë ai mozaik idot paradoksesh shqiptare, që siç thuhet “nuk di nga t’ja nisësh e nga t’ja bitisësh!”
Tek një rrethrrotullim në hyrje të Sarandës pasi vjen nga Gjirokastra, ose që pasi vjen nga Saranda merr rrugë për Gjirokastër drejt, e për Delvinë në të majtë, tabela orientuese, e cila është vënë vetëm para dy vjetësh, është e tilla për nga përmasat, sa në kushte errësire gati nuk duket fare. Dhe ndodh që, pushues që vijnë sefte atyre anëve, t’ja mbajnë andej nga nuk duhet, falë kjo rrogëtarëve në një shtet që mendjen e kanë tek rroga e jo tek puna. Dhe ah sikur vërtet ta kishin vetëm tek rroga dhe jo dhe tek ndonjë gjë që mund ta dalë pos saj!
Por nuk është vetëm nata ajo që i shpie pushtuesit ta kenë këtë fat mu në kohën që janë investuar për pak lumturi, e ku kjo beter Shqipëri po i tërheq me natyrën e saj ujore.
Kjo ndodh dhe gjatë ditës, sidomos me të huaj, të cilët nisen drejt Syrit të Kaltër. Ata, jo vetëm që nuk shohin ndonë tabelë që t’u thotë se nga duhet ta drejtojnë timonin për aty, por në GPS-ët e tyre, orientohen të marrin rrugën e Delvinës, derisa dhe aksi Delvinë-Syri i Kaltër ekziston si normal në google maps, që do thotë pra se shkenca botërore nuk arritur të marrë zgjidhje në konsideratë paudhësitë shqiptare me vendin e tyre.
Dhe kështu pra, nëse Kokëdhima do rikthehet një ditë si “i madh dhe pari i jugut”, para se t’ju mbledh rripat anëtarëve dhe drejtuesve të bazës për t’i vënë në rresht, do i duhet të rregullojë këtë shëmti të turizmit alla shqiptar, që lidhet edhe me emrin e tij. /tesheshi.com/