Presidenti Trump tha se ka rënë dakort me Mbretin saudit Salman për të rritur prodhimin e naftës me dy milionë fuçi, siç raportoi media shtetërore në Riad, e cila konfirmoi një bisedë telefonike mes tyre.
Kjo lëvizje e Trump, pasi rritja është kërkesë e tij, vjen pasi OPEC ra dakord në një takim në fillim të këtij muaji për të rritur prodhimin me një milion fuçi në ditë.
Por Trump i ka kërkur rritjen me dy, duke e shpjeguar këtë me nevojën për të ruajtur stabilitetin e tregut të naftës dhe rritjes ekonomike globale.
Trump i kushtoi dhe një cicërimë dakortësisë me monarkun saudit, duke thënë se e gjithë kjo bëhet për shkak të pasigurisë në Venezuelë dhe Iran.
“Unë fola me Mbretin Salman dhe i shpjegova atij se për shkak të trazirave dhe mosstabilitetit në Iran dhe Venezuelë, kërkova që Arabia Saudite të rriste prodhimin e naftës, ndoshta deri në dy milionë fuçi për të mbyllur hendekun”.
Ndërkohë, pak kohë më parë, vendet e OPEC-ut dhe Rusia ranë dakord për të kufizuar prodhimin me një milion fuçi në funksion të stabilizimit të tregjeve dhe çmimet e naftës. /tesheshi.com/