Një vendim i një gjykate apeli në San-Francisko, i marrë njëzëri nga tre gjykatës, i jep një tjetër goditje ligjore urdhrit të rishikuar të Trump-it për ndalimin e udhëtimit drejt SHBA-së të qytetarëve nga gjashtë vendeve me shumicë muslimane.
Vendimi thotë se administrata amerikane ka shkelur ligjin federal të emigracionit, e se nuk ka paraqitur një arsye të vlefshme për pengimin e ardhjes në SHBA të qytetarëve nga këto vende.
Ky vendim ndihmon në mbajtjen të bllokuar të urdhrit të Trump-it, dhe përbën një humbje të dytë ligjore për të në më pak se tre javë.
Një tjetër vendim kundër urdhrit ekzekutiv është apeluar nga administrata amerikane në Gjykatën e Lartë. Shtëpia e Bardhë ka shprehur besimin se në këtë shkallë të gjykimit do të lihet në fuqi urdhri ekzekutiv.
Urdhri ekzekutiv i Trump-it për emigracionin, i pari dhe ai i rishikuar, është pritur me kundërshtime të forta që në krye të herës. Prej kohësh ka një betejë ligjore për të, në duhet të mbetet në fuqi apo të bllokohet. /tesheshi.com/