Presidenti Thaçi ka marrë një letër nga homologu amerikan Donald Trump, nga e cila inkurajohet që së bashku me presidentin Vuçiç të shkojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Madje për këtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë i premton dhe një ftesë për ta festuar, pikërisht nën strehën e tij.
“Ne jemi të gatshëm që t’iu ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një pakti i tillë është i arritshëm. Unë pres që t’iu kem juve dhe presidentin Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të jetë një marrëveshje historike”, shkruan Trump.
Ai e miklon Thaçin kur e quan Kosovën një “partnere”.
“Kosova është një partneer vendimtare në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Europën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër ujdie paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis juve dhe udhëheqësit e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, e të përmbaheni nga veprimet që mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”, shprehet Trump, i cili i kujton Thaçit se “Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”. /tesheshi.com/