Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër kryeministren britanike në ikje Thereza May dhe ambasadorin britanik në Uashington, Kim Darroch, duke e quajtur të parën një “katastrofë”, e të dytin një “budalla pompoz.”
Reagimi vjen pas rrjedhjes së një raporti diplomatik konfidencial, ku diplomati britanik e përshkrunte administratën Trump si jofunksionale, të ngathët dhe të paaftë.
Në letrat për qeverinë britanike, të cilat datojnë nga 2017 deri më sot, Darroch tha se Trump “rrezaton pasiguri.
Dhe si kundërpërgjigje, ambasadori Darroch u përshkrua nga Trump si një “njeri shumë i trashë, i cili ka dashur t’u imponohet Shteteve të Bashkuara”. /tesheshi.com/
Q