Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi të jashtëzakonshme pëforcimin e pushtetit nga ana e liderit kinez, Xi Jinping, pas Kongresit të Partisë Komuniste që vendosi të përfshijë në Kushtetutë, idetë e tij.
Trump dha vlerësime të forta për homologun kinez, në një intervistë. Xi Jingping që disa e quajnë “Mbreti i Kinës” mori mandatin e dytë pa përcaktuar pasardhës. Emri dhe doktrina e tij politike janë bërë pjesë e Kushtetutës së Partisë Komuniste duke e ngritur Xi Jingpingun në nivelin e liderit historik Mao Zedong.
Trump komunikoi përmes telefonit me Presidentin kinez dhe veç përgëzimeve, tha se më pas kishte disktuar me të për Korenë e Veriut dhe tregtinë.
Dy liderët do të takohen muajin e ardhshëm, kur Presidenti amerikan të vizitojë Kinën. Sipas mediave kineze, gjatë telefonatës, Presidenti Xi Jinping shprehu dëshirën për të punuar me Presidentin amerikan për të hartuar marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve. /tesheshi.com/