Lojtarët dhe menaxheri i klubit të Liverpoolit kanë ofruar goxha shfaqje në paradën që mbajtën në qendër të qytetit, pasi e mposhtën Tottenham-in me një rezultat 2-0, duke marrë trofeun e tyre të gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Dhjetëra mijëra fansa të “The Reeds”mbushën rrugët për të parë parakalimin me autobusë të lojtarëve, të cilët përshkuan një rrugë rrethore 16 kilometërshe, ku përshëndetën mbështetësit e tyre.
Ekipi mbërriti në Liverpool të dielën pas fitores së vulosur në Madrid të Spanjës.
Ishte Muhamed Salah ai i cili e çeli fitoren përmes një penalltie të shënuar në minutën e dytë të ndeshjes, dhe u deshën edhe 85 minuta lojë derisa Divock Origi të shënonte të dytën.
Një ndikim fantastik pati portieri brazilian Alison Beker, i cili erdhi si përforcim në ekipin e Jurgen Klopp pas gafave të rënda të paraardhësit të tij. /tesheshi.com/