Cristian Panuçi e ka parë si fitore të dhuruar e jo të merituar, atë të Skocisë ndaj Shqipërisë, e dyta në grup për Ligën e Kombëve .
“E përgatitëm ndeshjen shumë mirë, patëm edhe ne rastet tona në këtë sfidë, por ne i dhuruam dy gola kundërshtarit”, tha Panuçi.
Gjithsesi ai pranoi se kishte gabuar në disa përzgjedhje të 11-shes, sidomos duke lënë Bashën në stol.
Edhe pse u duk se mesfusha e sulmi ishin repartet më problematike, pasi në asnjë rast nuk u shfaq një skuadër potente në portën e kunbdërshtarit, Panuçi ia la mbrojtjes përgjegjësinë e humbjes, duke e konsideruar atë si repartin më problematik. /tesheshi.com/