Të angazhuarit me sport konsiderohet si një prej formave shpëtimtare të ruajtjes së fëmijëve nga veset e liga, si fjala vjen mpleksja me lëndët narkotike, por një rast nga operacioni “Tempulli”, ndërmarrë prej javësh nga Policia e Shtetit kundër atyre që tentojnë të fusin drogë në shkolla, ka treguar se shënjestër e tyre janë dhe komplekset sportive, aty ku ndodhet gjithashtu “gjahu” i tyre.
Kështu, Policia ka vënë në pranga së fundi një 27-vjeçar në Laprakë, i cili tentonte të shiste doza kanabisi afër një fushe sportive aty, e cila frekuentohej nga pikërisht nga nxënës shkollash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat ai i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës. /tesheshi.com/