Cristiano Ronaldo mbërriti në Qendrën Mjekësore të Juventusit për testet e fundit, duke u ndjekur nga qindra tifozë të Zonjës së Vjetër.
Ndërsa sytë e gjithë botës futbollistike ishin përqëndruar mbi atë çfarë ndodhte në “Luzhinski” të Moskës, finalen e Botërorit, portugezi do ulej në Torino me një aeroplan privat, aty ku mendon të konsumojë ndoshta dhe etapën e fundit të karrierës së tij me klubet. /tesheshi.com/