I konsideruar si njëri ndër talentet më të mëdhenj në Europë, ish-futbollisti i Arsenal-it, Andrey Arshavin, ka përfunduar në kampionatin maqedonas, përkatësisht tek skuadra e Vardarit nga Shkupi.
33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse, Kuban Krasnodar dhe u nda me këtë klub për shkak të kushteve të rënda financiare.
Transferimin e Arshavin-it te Vardari pritet ta realizojë biznesmeni rus, Sergei Samsonenko, i cili është presidenti i klubit.
Ky lajm ka habitur mediat angleze, të cilat e kanë quajtur si “bizarrë” këtë operacion, ku bëhet fjalë për njërin ndër lojtarët më premtues në Europë, i cili ka përfunduar në një kampionat inferior, siç është ai i Maqedonisë. /tesheshi.com/