Ka patur një fund tragjik ditëlindja e një adoleshenti në Tiranë për dy prej shoqëve të moshës.
Dy vajza 17-vjeçare humbën jetën në një aksident pas mesnate në Bërzhitë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë.
“Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe. Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen nën kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Eshtë ky ndër ato të shumtat raste kur festat rinore kthehen në tragjedi, ku luan rol dhe konsumimi i alkoolit.
Ndërkohë, siç raportohet nga Report Tv, drejtuesi i automjetit, Françesk Shaba 18-vjeç, nuk ka patur patentë. /tesheshi.com/