Një i ri preshevar është mes 7 të mbijetuarve nga autobusi me shqiptarë nga Maqedonia, i cili u përfshi nga flakët në një autostradë bullgare në mesnatë, teksa po kthehej nga Stambolli për në Shkup.
Ai është Lulzim Sulejmani, 26 vjeç, i cili arriti të dalë nga dritarja duke thyer xhamin.
Të gjithë ndodhen në trajtim mjekësor në Bullgari dhe bëhet me dije se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Emrat:
Sh. N. Saleh, 36 vjeç
Medina Lutfi, 25 vjeçe
Lulzim Sulejmani, 26 vjeç, nga Presheva
Gjyla Jasharovska, 49 vjeçe
Minir Jasharovski, 50 vjeç
Ebib Pajazitovski, 49 vjeç
Zulehja Jasharovska, 16 vjeçe /tesheshi.com/