Lutfi Haziri, kreu i komunës së Gjilanit veç të qënit n/kryetar i LDK-së, ftoi mediat që të jenë korrekte në raportimin e tragjedisë së familjes Bllaca, e shuar nga plumbat e së bijës, një efektive policore. Sipas tij, ajo ka qenë një familje e ndershme.
“Tragjedia është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit. Transmetojeni ngjarjen ashtu siç policia e zbardh. Është shuar një familje, familje e ndershme e respektuar. Problemet që ka pasë ka shkaktuar këtë tragjedi që mund të kalohet me solidaritet”, tha Haziri. Nga ana tjetër, policia e Kosovës konfirmoi se Valdete Bllaca ka qenë aktive në polici dhe se arma me të cilën shtiu mbi prindërit, vëllezërit e veten, mund të ketë qenë e shërbimit.
“Dyshohet se revolja e përdorur në rast është zyrtare. Zyrtarja policore ka qenë zyrtare aktive e policisë”, deklaroi nënkolonel Remzi Azemi. /tesheshi.com/