Më shumë se 100 emigrantë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë përfunduar të pajetë pas përmbytjes së një barke druri në brigjet e Libisë. Llogaritet se 116 vetë janë zhdukur dhe 132 janë shpëtuar, sipas autoriteteve libiane.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se ka mundësi që 150 njerëz të jenë mbytur në këtë tragjedi. Anija u largua nga qyteti libian Al Khoms, rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli. Në bordin e anijes pati rreth 300 njerëz, sipas të mbijetuarve.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e përshkroi atë si “tragjedinë më të keqe mesdhetare të këtij viti”. /tesheshi.com/