Kur më 2 shtator 1998, nga aeroporti “John F. Kennedy” në Nju Jork, aeroplani MD-11 bëhej gati të fluturonte drejt Gjenevës, askush nuk mund të kishte imagjinuar se më shumë se një orë më vonë, me të do të ndodhte një nga tragjeditë më të rënda ajrore në histori.
Fluturimi i Swissair, i cili përmbante 229 persona (215 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit), nisi nga Nju Jork në orën 8:18 me orën lokale. Fillimi i fluturimit ishte rutinë; avioni u ngrit në 20.58 minuta dhe aty rreth orës 21.10 pilotët nisën të ndjenin një erë të çuditshme në kabinën e tyre.
Ata menduan se vinte nga kondicioneri, por tre minuta më vonë kabina u mbush me tym.
Ekuipazhi jep alarm, kërkon dhe merr një uljen më të afërt emergjente – në Halifax, Kanada.
Por tymi është aq i fortë sa që pilotët mezi marrin frymë, kështu që ata duhet të vënë maskat e oksigjenit. MD-11 humbet lartësinë e tij, dhe në 21.19 pilotët nuk janë me në gjendje që të arrijnë pistën në Halifax.
Në 21.24 orë, autopiloti është fikur në MD-11; një tingull paralajmërues dëgjohet dhe ekuipazhi i kabinës informon kapitenin për zhdukjen e rrymës në ndarjen e pasagjerëve.
Në orën 21.25, të gjitha instrumentet e rëndësishme në kabinë dalin jashtë funksionit njëra pas tjetrës.
Në orën 21.31 MD-11 me një shpejtësi prej 550 km / h bie në det, në gjirin e Shën Margaret, 56 kilometra në jugperëndim të aerportit në Halifax.
Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u vranë në një nga aksidentet më të rënda në historinë e trafikut ajror.
Një hetim që zgjati shtatë vjet tregoi shkakun e aksidentit. Zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër në kabllot e pajisjeve të argëtimi për udhëtarët e klasit të biznesit.
Raporti i hetuesit zbuloi se lloji i materialit izolues i cili ishte përdorur në avion nuk ishte mjaft rezistent ndaj zjarrit. Zjarri u përhap fillimisht pa u vënë re dhe pastaj shkatërroi linjat e fuqisë së instrumenteve të rëndësishme në kabinë.
P.S. Në hapësirën e bagazhit të avionit të rrëzuar, kishte diamante dhe bizhuteri të tjera me vlerë një miliardë dollarë! /tesheshi.com/