Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tragjedia ajrore në Korenë e Jugut: sikur të mos ishte një mur në fund të areoportit…

Bilanci me 179 viktima: sa shans kishin për të shpëtuar?

by te Sheshi
29/12/2024
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Tragjedia ajrore në Korenë e Jugut: sikur të mos ishte një mur në fund të areoportit…
63
SHARES

Pyetje të reja në lidhje me rrethanat e tragjedisë në Korenë e Jugut ku 179 persona humbën jetën kur Jeju Air Boeing 737-8AS u rrëzua po lindin nga deklarata e një eksperti për Sky Neës se nuk duhet të kishte mur në fund të pistës në Muan. Ai mur, po të mos kishte qenë aty, pretendohet se të 179 që vdiqën në avionin fatal do të kishin shpëtuar.

Pa murin, avioni do të kishte rrëshqitur deri në një ndalesë edhe me pajisjen e uljes të dëmtuar, tha David Learmount.

“Duke parë videon nga momenti i rrëzimit, shihni avionin duke u zvarritur deri në fund të pistës pa marrë flakë. Avioni ishte nën kontrollin e plotë të pilotëve”, pohoi eksperti britanik.

“Qasja ndaj pistës, mënyra se si balancohej ishte perfekte. Trajtimi ishte shumë i mirë. Avioni ishte në gjendje të mirë derisa arriti në mur dhe e goditi atë. Po të mos ishte ai, të gjithë do të ishin gjallë tani”, shtoi ai, pasi sipas tij, ekipet e shpëtimit ishin gati për të shuar çdo zjarr që do të shkaktohej nga zvarritja e avionit.

BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8

— BNO News (@BNONews) December 29, 2024

Sipas Learmouth, çelësi për hetimin e rrethanave të tragjedisë qëndron në arsyen se pse piloti nuk arriti të hapte pajisjen e uljes për të ngadalësuar aeroplanin. Pa këtë pikë të ngadalësimit, avioni u përplas me murin me një shpejtësi më të madhe se ç’duhej.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i kompanisë ajrore Jeju Air pohoi se tragjedia “nuk është për shkak të problemeve të mirëmbajtjes së avionit në asnjë mënyrë”.

Më herët, kryetari i kompanisë, Kim Yi Bae, bëri një përkulje të thellë për të afërmit e viktimave, duke thënë se ai merr përgjegjësinë e plotë për rrëzimin e avionit.

Jeju Air është linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut me 12.3 milionë pasagjerë në vitin 2024.

Ajo u themelua në vitin 2005 dhe e ka marrë emrin nga zona në të cilën ndodhet selia e saj. Ajo ka mbi 3000 punonjës dhe më shumë se 40 avionë, kryesisht Boeing 737-800.

Sipas New York Times në kontrollin e fundit nga autoritetet koreano-jugore për notën e sigurisë kishte marrë “A” që do të thotë “shumë mirë”.

Deri në një muaj për të deshifruar kutitë e zeza

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Yonhap raporton se një nga dy kutitë e zeza të gjetura është dëmtuar.

Sipas të njëjtit burim, ajo që është prekur është kutia e zezë me të dhënat e fluturimit, ndërsa nga ana tjetër kutia e zezë me bisedat nga kabina është e paprekur.

Një anëtar i ekipeve të përfshira në hetimin e tragjedisë tha për Yonhap se bazuar në këto të dhëna, mund të duhet deri në një muaj për të deshifruar dy kutitë e zeza. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!

Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!

Sfida kurde e Turqisë: Oçalan, i gatshëm për paqe me Ankaranë

Sfida kurde e Turqisë: Oçalan, i gatshëm për paqe me Ankaranë

Jimmy Carter s’e shtyn dot më tej: kush ishte ky ish-president amerikan që u shua 100 vjeç?

Jimmy Carter s’e shtyn dot më tej: kush ishte ky ish-president amerikan që u shua 100 vjeç?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni