Jorge Ballesteros, 39 vjeç, kampion bote në qitje, vdiq nga plagët me armë zjarri, pikërisht nga ajo që ishte dhunti e tij.
Ballesteros ishte qitësi më i dekoruar spanjoll, përveç titullit botëror, tre herë ishte edhe kampion i Evropës, me një grusht trofesh në kuadër të kombëtares.
Qitësi i famshëm është gjetur në gjendje të rëndë në makinën e tij. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të shpëtonte.
Ballesteros u qëllua në kokë në atë që besohet të jetë një aksident. Ai la pas gruan dhe dy fëmijët. /tesheshi.com/