Një anije që po transportonte emigrantë të parregullt është përmbysur në brigjet e detit Egje të Turqisë, duke lënë dhjetëra të zhdukur, me frikën se tashmë kanë gjetur vdekjen.
31 persona nga anija janë shpëtuar nga ekipet speciale të zhytësve në provincën e Muglas.
Operacioni po vazhdon ende, me shpresë se në brigje do të gjendet edhe ndonjë i mbijetuar. Ndonëse autoritetet thonë se gjasat mund të jenë të vogla, dhjetëra zhytës dhe varka gome po qarkullojnë në vendngjarje.
Vitet e fundit, Turqia është bërë pika hyrëse e refugjatëve që provojnë të hyjnë në Evropë përmes saj. Vendi tani pret afro 3 milion refugjatë vetëm nga Siria. /tesheshi.com/