Tetë automjete janë përplasur ditën e sotme mes njëra-tjetrës në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit masiv është bërë trafiku i rënduar dhe mosrrespektimi i distancës së sigurisë nga drejtuesit e automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorës, ndërsa për fat të mirë nuk raportohen persona të lënduar. Burimet në vendngjarje bëjnë me dije se ka vetëm dëmtime materiale të automjeteve.
I gjithë aksi është i rënduar, si prej aksidentit, ashtu edhe prej fluksit të fundjavës, ku një pjesë e mirë e qytetarëve shkojnë në bregdet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe për normalizimin e situatës. /tesheshi.com/