Ish-Presidenti Topi, sot në rolin e kreut të FRD-së, është treguar i ashpër me ish-liderin demokrat Berisha, njëherësh epror i tij partiak për shumë vite, teksa e ka konsideruar “rrugaç në pleqëri” dhe një “kalë trojë” të së djathtës.
Përgjegjësinë e krizës ai ia adresoi pikërisht PD-së dhe Bashës, duke e gjyuar këtë të fundit për mosshkëputje, siç tha ai “nga ati i tij shpirtëror.
“PD e di që është përgjegjëse për këtë situatë të krijuar. Basha nuk bëri asnjë përpjekje për tu shkëputur nga shefi i tij të cilët kanë pësuar metamorfozë”, tha Topi.
Ai i bëri thirrje opozitës që t’i kthehet mbi të gjitha gjuhës qytetare.
Topi tha se partia e tij do futet në zgjedhjet e qershorit për të konkuruar politikisht, duke shprehur keqardhjen për bojkotin e paralajmëruar nga PD. /tesheshi.com/