Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Olivier TONNEAU*: Macron i sheh votuesit si të mirëqënë, tani ai rrezikon

by te Sheshi
02/05/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Olivier TONNEAU*: Macron i sheh votuesit si të mirëqënë, tani ai rrezikon

Gjatë një dreke në një kafene të Parisit, me një gazetar që e kishte kaluar gjithë fushatën presidenciale duke demonizuar kandidatin e së majtës Jean-Luc Mélenchon e duke trumpetuar meritat e centristit Emmanuel Macron në kolonat e një të përjavshmeje të respektuar, (edhe pse në rënie), e pyeta nëse kishte pasur një përpjekje të qëllimshme midis intelektualëve dhe politikanëve të rrymës për të përgatitur një balotazh midis Macron dhe ekstremistes së djathtë, Le Pen.

“Sigurisht”, tha ai duke qeshur. “Kemi një vit që merremi me këtë”. Duke marrë në konsideratë sesa e dukshme paska qenë strategjia, nuk mund të pretendoj se po nxjerr një sekret. Megjithatë, është mirë të dish se nuk paskam qenë paranojak.

Vazhduam drekën, gazetari duke komentuar çdo grua që kalonte me atë seksizmin e vjetër karakteristik të klasës qeverisëse franceze, ndërsa unë duke reflektuar për papërgjegjshmërinë tronditëse të strategjisë. Mund të ishte dukur një ide e mirë: vendosja e Macron përballë lideres së Frontit Nacional ishte mënyra më e mirë për të garantuar fitoren e të parit. Megjithatë, taktika mund të kishte pasur edhe zhvillime të papritura, me pasoja të tmerrshme.

Ngjitja e Macron është karakteristike për epokën e zëdhënësave: ilustron si pushtetin e  tyre ashtu dhe kufizimet e tyre. Eshtë vërtet e habitshme sesi njeriu që frymëzoi (si sekretar personal) dhe zbatoi (si ministër i Financave) politikat e presidentit François Hollande të mund të “shitet” si fringo i ri.

Për të arritur këtë përshkrim, zëdhënësat u mbështetën tek ndërtimi i imazhit në mënyra që nuk janë njohur më parë në jetën politike franceze. Macron ishte prurje e re, pasi ai është i ri dhe i pashëm, dhe për shkak se nuk është zgjedhur ndonjëherë më parë. Ai ka dalë shpesh në faqet e para të “Paris Match” me gruan e tij, emri së cilës brohoritet nga mbështetësit në tubimet e tij. Në javët e fundit të fushatës, Macron ka qenë shumë i kujdesshëm për të mos ekspozuar natyrën e vërtetë të programit të tij (që llogaritet pak më shumë sesa masat liberale të kursimit, tepër jo popullore të zbatuara nga Hollande) aq sa fjalimet e tij degjeneruan në përpjekje në boshllëk të mbushura me klishe dhe tautologji.

Strategjia funksionoi deri në një pikë: ai u kualifikua për raundin e dytë. Megjithatë, limitet e kësaj janë gjithashtu të qarta.

Pranverën e kaluar, Franca dëshmoi protesta mbarëkombëtare kundër ligjeve të punës për të cilat Macron ka shumë përgjegjësi. Kundërshtia nuk ishte vetëm për përmbajtjen e tyre, por edhe për mënyrën me të cilën ato u miratuan: qeveria anshkaloi votimin në parlament. Gjatë këtyre demostrimeve, policia përdori një nivel të lartë dhune, e megjithatë Macron nuk nxori një fjalë për të qetësuar gjërat. Ai ka deklaruar tashmë se po do qeveriste edhe me dekrete nëse lindte nevoja, dhe tashmë është e lehtë të parashikosh tensione sociale në vjeshtë. Për ata që e kundërshtojnë, Macron do të përgjigjej se po zbaton programin për të cilin u zgjodh.

Teorikisht, Macron do ta mposhtë Le Pen. Problemi është se kuptimi i një rezultati të tillë do të jetë i paqartë: sa do të votojnë për të dhe sa do të votojnë kundër saj? Për shkak se është e pamundur të kesh një përgjigje për këtë pyetje, do të jetë e pamundur për Macron të ndërmarrë një linjë të ashpër kundër protestave sociale me argumentin se zgjedhja ka bërë të vlefshëm programin e  tij.

Nga të katër kandidatët kryesorë të raundit të parë, Macron kishte më pak votues “të bindur” se të gjithë. Sipas një sondazhi, më pak se gjysma e atyre që votuan për të e bënë këtë për shkak se besonin se program i tij do të ndryshonte jetën e tyre për më mirë. Për këtë arsye, ai ka nevojë të provohet në raundin e dytë, prandaj edhe nuk ka mundësi të bëjë atë që bëri Zhak Shirak kur u përball me Zhan Mari Le Pen në vitin 2002: Shiraku menjëherë e bëri të qartë se nuk do t’i interpretonte votat në emër të tij si shprehje e mbështetjes.

Macron ka bërë të kundërtën: ai me guxim deklaroi se dëshironte votat bazuar mbi angazhimin e pastër. Në këtë deklaratë ka një rrezik: ai sfidoi njerëzit që e kundërshtojnë (dhe që janë të shumtë) të abstenojnë. Shumë votues duket se janë gati të ndjekin këtë gafë. Situata po bëhet aq alarmante saqë fitorja e Le Pen po shndërrohet në shumë më pak të papranueshme çdo ditë e më shumë.

Janë gazetarët që tashmë, po hyjnë në lojë, duke ardhur në ndihmë me argumentin se francezët duhet të ndalojnë Le Pen të vijë në pushtet. Por edhe thirrjet e tyre mund të bien në vesh të shurdhër. Nuk është e vështirë të kuptohet përse. Pak javë përpara zgejdhjeve, ndodhi diçka që kaloi gjerësisht e pavënë re: një sondazh tregoi se shqetësimi kryesor i njerëzve nuk ishte as papunësia e as emigracioni, por reformimi i institucioneve të shtetit dhe zbatimi i një republike të gjashtë radikale. Ka një mëri të thellë drejt shtetit që ata e perceptojnë si shtypës, të korruptuar dhe të dhunshëm.

Mélenchon arriti rezultatin impresiv të raundit të parë për shkak se ai e ngriti fushatën me premtimin e një reforme radikale të shtetit. Ai ndaj edhe ishte në gjendje të sillte sërish pranë politikës njerëz që kanë abstenuar me vite e gjithashtu të kthente pas vetes votuesit e Le Pen. (Ai e reduktoi avantazhine saj ndaj tij nga shtatë për qind në vitin 2012 në më pak se 2 për qind). Këta votues nuk janë të interesuar të krahasojnë meritat e një qeverie Le Pen apo Macron: zemërimi i tyre është drejtuar ndaj “shtetit të thellë” (policisë, drejtësisë, administratës). Ata janë shumë më pak të prirur të votojnë Macron, për shkak se e dinë – të gjithë e dimë – se raundi i dytë u projektua qëllimisht. Ata ndjejnë se kanë rënë në kurth dhe abstenimi duket një akt dinjitoz.

Macron ka vetëm disa ditë për të ulur zemërimin e tyre dhe për të përshtatur të vetmen strategji që do i siguronte fitoren ndaj Le Pen: të tregojë përulje dhe të reduktojë ashpërsinë e programit të tij. Problemi i vetëm është se ai mund të mos jetë aq serioz sa ç’është situata. Eksiton një magji e Gënjeshtrave të Rrezikshme në mikrokozmosin e gazetarëve, intelektualëve dhe politikanëve që formësojnë (ose që mendojnë se formësojnë) fatin politik të Francës. Sipas shokut tim të drekës në kafene, Macron ka besim të pakufishëm në karizmën e vet dhe është krejt i pavetëdijshëm për kërcënimin.

Përse, atëherë, e morët në sy rrezikun për të lejuar një individ të tillë si Le Pen në rrugën e pushtetit, pyeta. Nuk mora përgjigje – një grua tjetër kishte gjithë vëmendjen e  tij. Franca, pa dyshim, nuk është në duar të mira.

*Olivier Tonneau jep gjuhë moderne në kolegjin Homerton, Kembrixh. Ai ka publikuar artikuj të shumtë dhe është anëtar i Asamblesë së Popullit kundër masave të kursimit. Opinioni u botua në faqet e së përditshmes londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Milot, zjarrfikësit nxjerrin të plagosurit e bllokuar në automjete (foto & video)    

Aksident i rëndë në Milot, zjarrfikësit nxjerrin të plagosurit e bllokuar në automjete (foto & video)    

Mogherini dhe Hahn takim me Hoxhajn: Së pari Demarkacioni, më pas vizat

Mogherini dhe Hahn takim me Hoxhajn: Së pari Demarkacioni, më pas vizat

Gjashtë ushqimet kundër alergjive sezonale

Gjashtë ushqimet kundër alergjive sezonale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni