Zërat brenda PDK-së së Kadri Veselit për të bashkëqeverisur me LDK-në po shtohen në vazhdimësi.
Pas deklarimeve të nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti dhe janë të hapur sërish të bashkëqeverisin me LDK-në, një mendim të tillë së fundmi e ka shprehur edhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Rrustem Mustafa (Remi).
Ky i fundit thotë se LDK-ka mundësi të ofrohet në shërbim institucional, qoftë edhe pa bërë koalicion me PAN-in.
“Demokracia dhe zgjedhjet brenda një sistemi demokratik, nxjerrin një fitues të vetëm. Në zgjedhjet parlamentare, fitues i vetem eshte PDK me koalicionin. Fituesi i zgjedhjeve duhet sa më parë të krijojë qeverinë, një qeveri me 61 apo më shumë deputet të siguruar përmes koalicioneve apo edhe me marreveshje politike me LDK-në (përjashto koalicionin). Një realizim i këtille, ofron stabilitet në vend, mundëson vazhdimësinë e përgjegjësisë politike e institucionale, përforcon rendin e ligjin në të mirë të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai më tejkangacmuar Vetëvendosje-n duke thënë se nuk ka fituar zgjedhjet përkundër rritjes së madhe.
“Gjithashtu VV e ka të qartë se mendësia e tyre politike dallon shumë me partitë tjera, andaj edhe synimet e tyre të qeverisin me ndonjë nga këto parti, do të ishte një dështim, ata po përpiqen që (duke krijuar momentin e përshtatshëm) në zgjedhjet e ardhshme të qeverisin me mendësi tjetër vendin”, thotë Mustafa.
Ai më tej thotë se Kosova është në rrugë drejt Europës dhe nuk duhet vënë pengesa këtij udhëtimi. /tesheshi.com/