Rreth 100 emigrantë mendohet të jenë mbytur në brigjet e Libisë pasi barka e tyre u përmbys përgjatë nisjes së një rrugëtimi drejt brigjeve europiane.
“Nuk është ende e qartë nëse të 100 janë mbytur”, tha zëdhënësi i marinës libiane, Ayoub Qasim për DPA. “Ne ende presim një fjalë për fatin e tyre nga një anije detare në zonë”.
Qasim shtoi 14 nga ata që ishin në barkë janë shpëtuar.
Numri i saktë i migrantëve në barkë në momentin e incidentit ende nuk dihet.
Libia është shfaqur si një pikë e rëndësishme tranziti në Evropë për ata që largohen nga varfëria dhe lufta civile në vende të tjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Trafikantët kanë shfrytëzuar kaosin e Libisë pas rënies së regjimit të Moammar Gadhafi-t, për ta shndërruar në trampolinë njerëzish drejt Europës, duke e future dhe këtë të fundit në një krizë të thellë.
Incidenti më i fundit në ujra, është i rradhës i asaj spiraleje tragjike që e ka shndërruar Mesdheun në varr masiv ujor. /tesheshi.com/