Aktori i ri amerikan, Jackson Odell, i njohur për rolin e tij si Arie Caldwell në serinë “The Goldbergs”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Odell vdiq në moshën 20-vjeçare, shkruan Variety.
Policia tha se nuk donte të fliste për shkakun e vdekjes derisa rezultatet e autopsisë të dilnin në plota, por konfirmuan se nuk kishte gjurmë të dhunës në trup. Përveç rolit të Arie Caldwell në sezonin e parë dhe të dytë të serialit The Goldbergs, Odell gjithashtu luajti dhe në të filmat “The Fosters”, “Modern Family” dhe “iCarly”.
Odell hyri në botën e showbizit 12 vjet më parë dhe konsiderohej një talent duke qenë njëherësh actor, këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm. /tesheshi.com/