Tre zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian – Federica Mogherini, Cecilia Malmstrom dhe Johannes Hahn – i dërguan një letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të së cilës kërkojnë që pavarësisht nga formimi i ekipeve negociuese të Kosovës, dialogun me Beogradin ta udhëheqë presidenti Hashim Thaçi.
“Ne shprehim mospajtimin tonë të thellë me vlerësimin tuaj se dialogu është bllokuar. Eshtë krejt e kundërta: ishte një një dialog që çoi dy presidentët në një progres të dukshëm”, thuhet në letër.
Kjo letër e dytë komentohet si një presion për t’i dhënë mbështetje Thaçit që ta vijojë përpjekjen për një marrëveshje me Vuçiçin. Ditë më parë, kjo treshe i këkoi Haradinajt heqjen e tarifave doganore për mallrat nga Serbia e Bosnja, gjë nuk u pranua nga kryeministri iu Kosovës. E tani vjen tjetra, disa ditë pas miratimit të një rezulote për Dialogun, ku në krye do të jenë Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.
Haradinaj, pas seancës së qeverisë, tha se jo ai, por Mogherini është përgjegjëse për dështimin e dialogut me Beogradin, sepse siç tha, ajo “e la procesin që të dalë nga binarët”.
Ai përsëriti se taksat mbi mallrat serbe nuk do të hiqet deri në, siç tha, “Serbia nuk e njeh Kosovën”.
“Kosova nuk do të jetë në mëshirën e të tjerëve. Të gjithë do të shihni sesi kjo masë tarifore nuk do të hiqet, por që, në të kundërtën, do të konsolidohet dhe nuk do të ndryshohet për sa kohë që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Dhe ata kanë nevojë për tregun tonë”, tha Haradinaj.
Haradinaj ishte në Bruksel të hënën, ku pati një takim me zyrtarë evropianë. Atyre jua bëri të qartë cështjen tjetër, atë të kufijve, duke theksuar se “armiku i të gjithë Kosovës, i cili flet për kufijtë, territor apo ndonjë korrigjim tjetër.” /tesheshi.com/