Një shpërthim ndodhi në orët e paradites në një rrugë pranë Liceut Artistik në Tiranë. Nga informacionet e para mësohet se një sasi eksplozivi shpërtheu pranë një dyqani celularësh duke shkaktuar dy të plagosur, njëri nga ata shitësi në dyqan, Gentjan Hoxha.
Por edhe pse një zonë mjaft e populluar, bëhet fjalë gati për qendrën e Tiranës, pasoja të tjera në njerëz nuk ka patur. Policia ende nuk ka të dhëna mbi objektivin e atentatit, nëse ka qenë vërtet dyqani i celularëve apo i njeriu brenda tij.
Rasti i sotëm rikthen në kujtesë një situatë të pak viteve më parë ku pothuajse shpërthimet e tritolit u bënë pandemike. Edhe në Tiranë. /tesheshi.com/