Qeveria e Tiranës ndan 50.000 euro për tetovarët e prekur nga përmbytjet e fillimgushtit.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehet se në shenjë solidarizimi dhe përkrahjeje vëllazërore për Tetovën, u miratua fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente.
Tetova pësoi dëmtime të mëdha gjatë vërshimeve të fillimgushtit, ndërsa fatkeqësia më e madhe ishte ajo e humbjes së gjashtë jetëve njerëzore ndërsa vijojnë kërkimet për vajzën 6-vjeçare nga fshati Shipkovicë e cila rezulton e humbur.
Ndihma financiare kanë mbërritur për Tetovën edhe nga komunat e Kumanovës dhe Çairit./tesheshi.com/