24-vjeçari ishte objekti i thirrjeve raciste nga tifozët e Lazio-s javën e shkuar, por që këtë fundjavë gjeti ngrohtësinë e tifozëve në San Paolo që bënin thirrje: “Je suis Koulibaly – Unë jam Koulibaly”.
Për më tepër, tifozët napolitanë kishin shpërndarë maska para fillimit të ndeshjes me imazhin e Kalidou Koulibaly-t, të cilat të pranishmit i mbanin në fytyrë gjatë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Futbollisti francez ishte fyer me shprehje raciste javën e shkuar nga tifozët e Lazio-s, me ç’rast arbitri ishte detyruar ta ndalë takimin për disa minuta.
Megjithatë, Koulibaly-n dhe skuadrën e tij Napoli nuk po arrin të ndalë askush në luftën për titullin kampion, pasi këtë javë ka regjistruar fitoren e rradhës ndaj skuadrës Carpi, (1-0). /tesheshi.com/