Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër në votime.
“Dilni dhe votoni! Varet nga qytetarët që ta bëni të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-ja është krenare të jetë partner i juaji”, ka shkruar Delawie.
Nesër në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.
Procesi zgjedhor do monitorohet nga vëzhgues vendor dhe ndërkombëtarë, ndërsa qytetarët ankesat e tyre mund t’i paraqitin edhe në zyrat qendrore dhe regjionale të Avokatit të Popullit që do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit. /tesheshi.com/