Nuk ndalet skandali i Facebook. Christopher Wylie, nëpunës i Cambridge Analytica thekson se kjo kompani mund të ketë marrë të dhënat e 87 milionë profileve të Facebook dhe mund të jenë magazinuar në Rusi.
Wylie theksoi se profesori që merrte të dhënat, Aleksandr Kogan, bënte shpesh rrugën Londër-Moskë.
Duke folur në televizionin NBC, Wylie tha se avokati i tij ishte kontaktuar nga Kongresi Amerikan i cili do ta përfshijë këtë në të gjithë çështjen e madhe të zgjedhjeve dhe ndërhyrjes ruse. /tesheshi.com/