Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

The New York Times: Maqedonia e vogël, përballet me një skandal gjigand

by te Sheshi
16/05/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
The New York Times: Maqedonia e vogël, përballet me një skandal gjigand

Rick LYMAN

 

Një skandal pothuajse surreal, me qindra-mijëra biseda të regjistruara fshehtas, ka kapur zyrtarë të qeverisë duke diskutuar gjithçka, që nga manipulimi i zgjedhjeve, deri tek mbulimi i vrasjeve.

Dy ministra dhe kreu i shërbimit të fshehtë kane dhënë dorëheqjen. Mijëra vetë kane dalë në rrugë, duke kërkuar largimin e qeverisë së krahut të djathtë. Dhe fundjavën që kaloi, 25 milje në veri të kryeqytetit, një shpërthim i papritur gjakderdhjeje la të vdekur tetë policë dhe 14 “terroristë”, si dhe të tjerët, që pyesin përse ndodhi, dhe përse tani.

11112155_10206930329562661_4634348740789905967_n-620x400Maqedonia, një vend me madhësinë pothuajse të Vermontit, me dy milionë banorë, një temperament gjithnjë e me nacionalist dhe një histori jo më shumë se 24-vjeçare, është në prag të krisjes.

Ndërkohë që dikur shihej si një fanar ndriçues mes ish shteteve komunistë, gjatë dekadës së fundit, Maqedonia ka rrëshqitur ngadalë drejt sundimit autoritar të një partie, e cila ka kufizuar të drejtat e medias, fuqizuar forcat e sigurisë, dominuar gjyqësorin dhe madje një herë ka përjashtuar opozitën nga Parlamenti.

Dhe duke qenë se Maqedonia, me përzierjen e saj të paqëndrueshme etnike, qëndron në udhëkryqin e konflikteve të panumërt ballkanikë, si dhe në gjurmën e propozuar të një gazsjellësi të financuar nga Rusia, qeveritë perëndimore po i kushtojnë vëmendje të madhe kësaj vorbulle shqetësuese të ngjarjeve, si dhe teorive të komplotit që i rrethojnë.

“Njerëzit nuk qeshin shumë me teoritë e komplotit këtu në Ballkan”, thotë Marko Trosanovski, Drejtor i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, një grup kërkimor joqeveritar në Shkup, kryeqyteti i vendit.

“Ata kane mësuar që t’i marrin seriozisht”. Për tre muaj, opozita e majtë ka nxjerrë një seri të atyre që i quan “bomba”, copëza regjistrimesh nga 670 mijë biseda të me shumë se 20 mijë telefonave, që janë regjistruar fshehtas nga qeveria mes viteve 2007 dhe 2013 dhe që u janë dhënë, sipas tyre, nga nëpunës civilë patriotë.

A19ADBC9-BD36-42E9-8713-D7AD9C5B6D47_mw1024_s_nNë shënjestër të regjistrimeve kanë qenë gazetarë, klerikë, aktivistë dhe diplomatë të huaj, por edhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë. Edhe vetë Gruevski, shumë i admiruar, por edhe një që ngjall shumë frikë, shfaqet në një bisedë, kur bisedon me një prej shënjestrave të regjistrimeve.

Ka pasur 31 publikime të tilla që nga muaji shkurt, dhe janë premtuar edhe disa të tjerë, përpara një mitingu të madh te parashikuar për të dielën në Shkup.

Deri tani, askush nuk ka mohuar që regjistrimet janë origjinalë, ndonëse qeveria këmbëngul se disa janë shkëputur nga konteksti dhe janë përpunuar.

Qeveria ka mohuar që të ketë bërë ajo regjistrimet, duke thënë se është vepër e një “shërbimi të fshehtë” të një vendi të huaj të paemër, që ka punuar me bashkëpunëtorë në Ministrinë e Brendshme për të rrëzuar qeverinë.

Gjashtë vetë, përfshirë ish kreun e shërbimit të fshehtë, janë burgosur dhe akuzuar për regjistrimin dhe nxjerrjen e kasetave dhe Zoran Zaev, udhëheqësi i opozitës që ka udhëhequr fushatën e “bombave”, është akuzuar se ka kërcënuar me dhunë Gruevskin. Por, po aq sa përmbajtja e bisedave, njerëzit janë befasuar nga toni i tyre, mënyra e pashpirt me të cilën ministra të qeverisë planifikojnë të ndëshkojnë armiqtë e tyre. Ne një prej regjistrimeve, kreu i policisë së fshehtë, që është edhe kushëri kryeministrit, flet duke qeshur për përdhunimin në burg të një kundërshtari politik.

“Janë shumë vulgare”, thotë Jabir Deralla, presidenti i një grupi lokal të të drejtave të njeriut dhe monitorimit të zgjedhjeve, i quajtur Civil. “Se sa me lehtësi flasin për jetën dhe vdekjen e njeriut”. As Gruevski dhe as ndonjë prej këshilltarëve të tij nuk pranuan të intervistohen.

Por, Aleksandër Pandov, një analist politik dhe ish deputet i partisë në pushtet, që e mbron me force qeverinë, ka shpjeguar pikëvështrimin e tij për skandalin. “Mund të dëgjosh diçka që është ndoshta vulgare, por jo prove e një krimi”, thotë ai. “Ka shkurtime të bisedave, gjëra të nxjerra nga konteksti. Ne nuk e dimë nëse disa prej gjërave që diskutohen kane ndodhur vërtet”.

Pandov thotë se mënyra për të ecur përpara, është që ata që janë kapur duke bërë komente të papërshtatshëm të largohen nga qeveria, çdokush që gjendet fajtor të shkojë në burg, dhe Gruevski te qëndrojë në pushtet. “E gjithë situata po shkon drejt përmbylljes”, tha Pandov.

Aktualisht, opozita ka marrë kurajë. Ne një intervistë, Zaev la të kuptohet se mund të përdoren kordonë njerëzorë për të rrethuar ministri të rëndësishme si dhe bllokuar ura, dhe se protestat do të vazhdojnë.

“Do të përdorim sistemin e Gandit”, thotë ai. “Do e bëjmë gjithë procesin absurd”. Dorëheqja e ministrave të transportit dhe të brendshme si dhe kreut të shërbimit të fshehtë nuk e ndryshon planin, thotë Zaevi në një postim në Facebook. Madje, këto konfirmojnë ato që ka thënë opozita dhe nevojën për te vazhduar.

“Nuk është koha për të festuar”, tha Zaev. “Është vetëm një hap përpara drejt fundit të sundimit të Gruevskit”. Ndërkohë, shfaqja e parë e atyre që qeveria i quan “terroristë shqiptarë” ndodhi muajin që kaloi, kur një grup u tha se kish marrë një kullë kufitare në kufirin me Kosovën dhe kish marrë për pak kohë peng rojet maqedonase. Ky rajon ka qenë terren i luftimeve të rënda, ku u përfshinë nacionalistë shqiptarë në vitin 2001, por që atëherë është qetësuar.

Shumë kritikë të qeverisë e konsideruan të dyshimtë, si dhe një mënyrë për të larguar vëmendjen nga skandali i përgjimeve, por zyrtarë të qeverisë thanë se ishte një rrezik real nga një grup i mirë-stërvitur shqiptarësh. Por, episodi i javës që kaloi, në lagjen e trimave të Kumanovës ishte ndryshe.

Qyteti u rrethua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin gjatë gjithë fundjavës. Ne fund, sipas zyrtarëve, me shumë se 30 rebelë nga Kosova dhe Maqedonia iu dorëzuan policisë. Gruevski tha se grupi po planifikonte një sulm ndaj ndërtesave publike dhe qendrave tregtare në Maqedoni, duke shpresuar të destabilizojnë qeverinë, si dhe bën thirrje për dy ditë zi kombëtare. Opozita i pezulloi përkohësisht protestat. Por dyshimet mbetën, se kjo ishte e orkestruar, ose e shfrytëzuar, për të larguar vëmendjen nga skandali.

Ne një deklaratë të përbashkët Ambasada e SHBA në Shkup, NATO, Bashkimi Europian dhe OSBE e quajtën “fenomen të izoluar” dhe i bënë thirrje qeverisë të merrej me krizën e saj politike si dhe të realizonte ndryshimet aq të nevojshëm.

Gordan Kalajdziev, kryetari i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni thotë se problem thelbësor është eksperienca e vogël me demokracinë dhe të kuptuarit e pakët të nocioneve si kontrolli dhe balanca e pushteteve. Qeveria, thekson ai ka një tendencë për të ndryshuar kurs ose për të lëshuar pushtet.

“Ata nuk do të japin dorëheqje sepse e dinë që nëse largohen do të ndiqen penalisht”, thotë ai.

Zoti Pandov tha se qeveria ka qenë e pashqetësuar në lidhje me tubimin e së dielës apo për protestat e tjera. “Partia në pushtet do të organizojë një manifestim të sajin më vonë dhe do të tregojë se kush ka mbështetjen më të madhe”, tha ai.

Një nga këto ditë, protestuesit e parë u mblodhën përpara godinës së qeverisë rreth orës 6 të mbrëmjes, kur dielli sapo e kishte humbur nxehtësinë e tij. Kishte një përzierje moshash edhe pse mbizotëronin njerëzit e rinj. “Largohu” thirrën ata. Kur polici refuzoi të lejojë ata që të ecin përpara, thirrja e 1 mijë vetave u kthye në një marshim përpara ndërtesës së Parlamentit, pak më larg se qendra e qytetit. “Ejani me ne” i thirrën ata kalimtarëve, dhe një pjesë e bënë. Turma u shtua në 5 mijë vetë që u mbodhën para ndërtesës së Parlamentit. Një linjë tjetër e policëve të ndërhyrjes së shpejtë i prisnin ata tek Parlamenti.

“Unë nuk jam anëtar i asnjë partie politike”, thotë Tashe Strezovski, 28 vjeç, i cili punon në aeroportin e Shkupit. “I tillë nuk është asnjë nga ne. Jemi thjesht njerëz të thjeshtë që e duam vendin tonë.

Ka vetëm një kusht të pranueshëm nga ne, që zoti Gruevski të largohet. Unë nuk kam frikë, askush s’ka më frikë tani. Kjo qeveri është demistifikuar”.

/tesheshi.com/

Tags: maqeoninew times

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Protesta në ditën e përkujtimit nga palestinezët të “Nakba”-së

Protesta në ditën e përkujtimit nga palestinezët të “Nakba”-së

Azem Vllasi:  Më vonë do të kuptohet se kush ishte i përfshirë dhe çfarë roli kishte në ngjarjet e Kumanovës

Azem Vllasi: Më vonë do të kuptohet se kush ishte i përfshirë dhe çfarë roli kishte në ngjarjet e Kumanovës

Selfie-ja më e “fuqishme” e botës

Selfie-ja më e “fuqishme” e botës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.