Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Policia e Kosovës publikon prova: Vuçiç, pas terroristëve të veriut

    Policia e Kosovës publikon prova: Vuçiç, pas terroristëve të veriut

    Detaje të reja: a janë stërvitur radoiçiçët në kampet e Ushtrisë Serbe?

    Detaje të reja: a janë stërvitur radoiçiçët në kampet e Ushtrisë Serbe?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

‘The Guardian’, shkrim kushtuar muajit të Ramazanit – por me disa pasaktësira…

Nga te Sheshi
20/06/2015
në Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 7 mins read
A A
‘The Guardian’, shkrim kushtuar muajit të Ramazanit – por me disa pasaktësira…

Prestigjozja ‘The Guardian’, i ka kushtuar një shkrim muajit të Ramazanit, por me disa pasaktësira. Shkrimin ka për autore Aisha Gani, që ndoshta nuk ka qenë shumë e informuar mbi disa detaje të këtij muaji gjatë përpilimit të shkrimit. Redaksia e portalit ‘tesheshi.com’, ka vendosur ta botojë, por duke zgjedhur të sqarojë çfarë nuk shkon nëpërmjet frazave në kllapa.    

Titulli: Ramazani, një guidë e plotë në muajin e myslimanëve

Myslimanët në të gjithë botën kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit (Ramazani nuk përfshihet tek muajt e shenjtë, por tek muajt e madhërishëm). Nga zgjimi në orët e para të ditës për një ngrënie të shëndetshme dhe ngopje me ujë, deri në pritjen e mbrëmjes për të bërë të njëjtën gjë; dhe natyrshëm lind pyetja: pse agjërojnë myslimanët dhe çfarë është Ramazani?

Çfarë është Ramazani

Myslimanët, mbi 1.6 milardë në të gjithë botën, besojnë se Ramazani është muaji më i shenjtë i vitit (pra nuk është i shenjtë), pasi në Kur’an, librin e Islamit, thuhet se erdhi Profeti Muhamet. (Kjo nuk thuhet askund në Ku`ran. Në Ku`ran bëhet me dije se pikërisht në këtë muaj ka zbritur Ku`rani si shpallje hyjnore). 

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin Islam, i bazuar në ciklin e hënës, i cili nis në vitin 622 pas Krishtit, kohë kur Muhamedi udhëtoi nga Meka në Medine.

Kur është Ramazani?

Në varësi të hënës së re, muaji i shenjtë (po e lëmë siç është shkruajtur në artikullin e The Guardian), këtë vit nisi në mbrëmjen e së mërkurës, më 17 qershor, çka do të thotë se myslimanët nisën ditën e tyre të parë të agjërimit mëngjesin e së enjtes, më 18 qershor.

Agjërimi do të përfundojë të premten, më 17 korrik ose të shtunën, më 18 korrik, duke qenë se kalendari hënor është ose me 29, ose me 30 ditë.

Duke qenë se çdo vit Ramazani nis 11 ditë më herët se viti paraardhës, ka raste që muaji i shenjtë bie në dimër, ku rrjedhimisht agjërimi është më i shkurtër, ndërsa në verë kjo periudhë zgjat më shumë, duke qenë se edhe dita është më e gjatë.

Pse agjërojnë muslimanët?

Gjatë këtij muaji, besimtarët nuk hanë apo pinë gjatë orëve të ditës. Kjo pasi agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit.  Te tjerat janë: shehadeti, e cila është deklarata e besimit; namazi, pesë lutjet e përditshme; zeqat; dhe haxhi, pelegrinazhi në Mekë.

Agjërimi është një detyrim për myslimanët, i cili është i shkruar edhe në Kur’an. Agjërimi, ose ‘saëm’ në arabisht, do të thotë ‘të përmbahesh’, dhe nuk nënkupton vetëm mungesën e ushqimit, ujit dhe të marrëdhënieve intime, por edhe përmbajtje sa i takon aspekteve etike, si fjala vjen të mos fyhesh apo të përfolësh ndokënd.

Agjërimi nuk nënkupton se myslimanët heqin dorë nga veprimet e tyre ditore. Ata vijojnë çdo aktivitet në normalitet, përfshirë edhe punën. Dhe në të vërtetë, kjo është sfida e vërtetë, që skalit durimin. Myslimanët besojnë se agjërimi nuk është vetëm një ritual fizik, por edhe një reflektim dhe mbushje shpirtërore.

Gjatë agjërimit myslimanët besojnë se dëshirat e tyre mund të frenohen dhe në këtë mënyrë ata kuptojnë se si ndihen personat e tjerë që janë më pak të privilegjuar sesa ata. Agjërimi konsiderohet si një mënyrë për të rritur durimin, për t`u afruar me Allahun dhe për t`u bërë më bujarë.

Ky muaj është gjithashtu një moment bashkëjetese në komunitet, pasi është zakon që myslimanët të ftojnë fqinjët dhe miqtë e tyre për të ndarë bashkë ushqimin e mbrëmjes, iftarin, dhe të recitojnë bashkë lutjet e veçanta.

Kush agjëron?

Femrat dhe meshkujt myslimanë, që gëzojnë shëndet të plotë, sipas mësimeve të Islamit, janë ata që duhet të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Kush përjashtohet nga agjërimi?

Fëmijët, njerëzit që nuk janë me shëndet të mirë apo që kanë sëmundje mendore, të moshuarit, udhëtarët, femrat që janë shtatzënë, femrat që sapo kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre, si dhe femrat që kanë fëmijët e vegjël në gji, nuk duhet të agjërojnë.

Personat që përjashtohen nga agjërimi gjatë Ramazanit, mund ta kryejnë këtë ritual gjatë një muaji tjetër. Nëse ka persona që nuk mund të agjërojnë në asnjë kohë, veçanërisht ata që kanë probleme me shëndetin, mund të kryejnë detyrat e tyre duke i dhënë ushqim një personi që është në nevojë, për çdo ditë që ata nuk agjërojnë.

A është i shëndetshëm agjërimi?

Agjërimi nuk do të thotë të rrish pa ngrënë për një muaj të tërë. Myslimanët në agjërim ushqehen herët në mëngjes dhe pasi bie muzgu në mbrëmje.

Shkencëtarët kanë zbuluar se periudhat e shkurtra të agjërimit, mund të kenë një sërë përfitimesh për shëndetin. Një prej tyre është ndihma në kontrollin e peshës, tek personat që vuajnë nga mbipesha.

Megjithatë, nëse nuk ushqehesh në mënyrën e duhur, nëse agjëruesi konsumon ushqime me yndyrë të tepërt, vajra, karbohidrate, nëse nuk merr proteina, kjo mund të kthehet në një bumerang dhe të çojë në shtimin e kilogramëve.

Gjatë agjërimit, trupi përdor glukozën dhe nis të djegë yndyrnat, çka çon në humbjen e peshës. Pra, me zgjatjen e agjërimit gjatë ditëve të javës, trupi nis të përdorë proteinat për të prodhuar energji.

Pas disa ditësh agjërim, nivele të larta të endorfinës, hormonit që lidhet me humorin, shfaqet në gjak, çka bën që njerëzit të jenë më vigjilentë.

Mjeku Razeen Mahroof, anestezist në Oksford, gjatë një deklarate për NHS, ka thënë në lidhje me agjërimin se “në trupin e njeriut ndodh një proces detoksifikues, pasi çdo toksinë e grumbulluar në trup nis të lëvizë dhe të dalë jashtë organizmit”.

Disa tradita (në fakt nuk janë tradita, por rregulla të thukëta fetare)

Myslimanët kanë përshtatur zakonet e Ramazanit, në të gjithë botën, në varësi të kulturës së vendit ku ata jetojnë.

Traditat islame përfshijnë:

Ngënie dhe pirje në syfyr vakti i parë, përpara lindjes së diellit

Nuk duhet ngrënë deri në mbrëmje, në kohën e iftarit; thyerja e urisë apo etjes gjatë ditës me një hurmë; apo

pritja e Natës së Kadrit’. Sipas traditës islame, kjo është nata kur Muhamedi u shpall Profet nga Zoti. (as Nata e Kadrit nuk ka të bëjë fare me Profetin Muhamed, por vetëm me shpalljen e Kur`anit).   

Nata e Kadrit bie brenda 10 netëve të fundit të muajit të shenjtë.

Pse e nisin myslimanët në ditë të ndryshme Ramazanin

Arsyeja është për shkak të diferencave në ditën e nisjes dhe të përfundimit të muajit të shenjtë, nga njëri-vend në tjetrin, për shkak të shikimit të hënës.

Në vendet ku nuk është e mundur të duket hëna e re, myslimanët nisin agjërimin duke u bazuar tek vendi që është më pranë tyre dhe që hëna e re shihet qartësisht, ndërsa dijetarët e tjerë mbështeten në llogaritjet astronomike.

Gjithsesi, disa shkolla islame kanë bërë thirrje që myslimanët të bashkohen në agjërim dhe ta nisin muajin duke u bazuar tek hëna e re që do të duket në qytetin e shenjtë, në Mekë.

Duke qenë se myslimanët nuk kanë një udhëheqës të institucionalizuar , nuk ka një dekret të vetëm për të vendosur se cila qasje duhet ndjekur.

Si agjërojnë myslimanët në vendet ku dielli nuk perëndon?

Si agjëron një mysliman në Alaskë? Duke qenë se në disa vende dielli nuk perëndon derinë mesnatë, dijetarët lokalë kanë vendosur se është e lejueshme të ndiqet koha e agimit dhe e perëndimit të diellit në një vend tjetër.

Qendra Islamike e Norvegjisë së Veriut, ka lëshuar një vendim nga studiues të ligjit islam ose autoritetit gjyqësor mysliman, që i jep myslimanëve vendorë, mundësinë për të ndjekur orët e agjërimit të Mekës, kur dita agjërimi në Norvegji i kalon 20 orë.

Asambleja e Juristëve Myslimanë në Amerikë ka bërë një rregull të ngjashëm për myslimanët që jetojnë në pjesën më veriore të Alaskës, ku dita nuk dallohet nga nata.

Ku zgjat më shumë agjërimi?

Në Rejkjavik të Islandës, agjërimi zgjat rreth 21 orë e 57 minuta në fillim të muajit, ku agjërimi nis në orën 2:30 të mëngjesit dhe përfundon në mesnatë.

Ku zgjat më pak agjërimi?

Në Sidnej të Australisë agjërimi zgjat rreth 11 orë e 24 minuta gjatë muajit të Ramazanit, ku agjërimi nis në orën 5:29 të mëngjesit dhe përfundon në orën 16:53.

Çfarë ndodh në fund?

Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramit, përfundimin e agjërimit, që shënon fundin e Ramazanit. Sipas traditës, engjëjt e quajnë këtë ditën e dhënies së dhuratave duke qenë se të gjithë ata që agjëruan dhe sakrifikuan shpërblehen nga Allahu. (Në Islam një traditë e tillë është e panjohur)

Këtë ditë myslimanët pëshëndeten me njëri-tjetrin me fjalët Eid Mubārak (Gëzuar Bajramin!). Kjo është dita e parë e muajit islam të Shaëalit dhe në këtë ditë është e ndaluar të agjërosh.

Në traditën islame Bajrami festohet me një mëngjes të mirë dhe të bollshëm dhe bëhet bamirësi, përpara lutjes së Bajramit. Shumë myslimanë e festojnë këtë ditë duke dhënë dhurata, duke veshur rroba të reja apo duke vizituar familarët e miqtë e tyre.

Në Malajzi kjo ditë quhet Hari Raya Aidilfitri, në Urdu quhet Choṭī ʿĪd që do të thotë Bajrami i vogël, ndërsa në Turqi quhet Şeker Bayramı, e thënë ndryshe, festa e sheqerit.

A agjërojnë njerëzit e besimeve të tjera?

Hebrejtë agjërojnë 25 orë në Yom Kippur, Ditën e Shlyerjes, ku i kërkojnë Zotit t`u falë mëkatet. Të krishterët ortodoksë mund të kalojnë deri në një vit e gjysmë në forma të ndryshme të agjërimit, duke besuar se kjo mënyrë i sjell ata më afër Zotit.

Përktheu: Alba Skëndaj – tesheshi.com

Të ngjashmeLajme

Nobeli në fizikë, te kjo treshe
Sociale & Shoqëri

Nobeli në fizikë, te kjo treshe

03/10/2023
Ajo që u ndodhi grave grenlandeze dekada më parë….
Sociale & Shoqëri

Ajo që u ndodhi grave grenlandeze dekada më parë….

03/10/2023
Nobeli starton me Mjekësinë
Sociale & Shoqëri

Nobeli starton me Mjekësinë

02/10/2023
Lajme të tjera
Kompania që menaxhon aeroportin “Adem Jashari” do të ndërtojë një aeroport në Rusi

Kompania që menaxhon aeroportin “Adem Jashari” do të ndërtojë një aeroport në Rusi

KQZ shkarkon 4 komisionerë në Kurbin që refuzuan të tërhiqnin materialet zgjedhore

KQZ shkarkon 4 komisionerë në Kurbin që refuzuan të tërhiqnin materialet zgjedhore

SPECIALE  ZGJEDHJE 2015/ Ja si do të votojnë sot shqiptarët dhe cilët do ta administrojnë verdiktin e zgjedhësve

SPECIALE ZGJEDHJE 2015/ Ja si do të votojnë sot shqiptarët dhe cilët do ta administrojnë verdiktin e zgjedhësve

TË FUNDIT

Arrestohet Radoiçiç

Arrestohet Radoiçiç

1 orë Më parë
Ushtari ukrainas tallet me rusët: Tanku juaj ka probleme…

Ushtari ukrainas tallet me rusët: Tanku juaj ka probleme…

2 orë Më parë
Nobeli në fizikë, te kjo treshe

Nobeli në fizikë, te kjo treshe

2 orë Më parë
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023
Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

03/10/2023
Kryegënjeshtra e Vuçiçit në CNN: Them gjithnjë të vërtetën(!!!)

Kryegënjeshtra e Vuçiçit në CNN: Them gjithnjë të vërtetën(!!!)

02/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist