Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se sipas asaj që ai di për hetimin, vrasësit e ish-udhëheqësit të serbëve të Veriut, Oliver Ivanoviç. janë në Beograd.
Në konferencën e shtypi të fundvitit, Thaçi tha se shpresonte që autoritetet në Serbi do të bashkëpunonin për t’i sjellë vrasësit para drejtësisë
“Sipas asaj që unë jam njohur, hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe të dyshuarit kryesorë janë në Beograd, kështu që ne kemi bashkëpunim me organet ndërkombëtare dhe Beogradin për të arrestuar të dyshuarit në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, tha Thaçi. /tesheshi.com/