“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territori e nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë” – ka qenë ky përbetimi më i fundit i presidentit Thaçi, në takimin me ambasadorët e huaj në Kosovë.
Duke shfrytëzuar daljen “para botës”, Thaçi, pos mbrojtjes së korrigjimit të kufijve, bëri të qartë dhe fatin e Veriut, që sipas tij do mbetet në Kosovë.
“Marrëveshja historike e paqes Kosovë-Serbi do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke. Pra, nëse arrihet marrëveshja duhet të ndodhë njohja reciproke dhe heqja e të gjitha pengesave për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare. Gjithashtu, demarkacioni do të ndodhë, si përfshirja e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Por, edhe diçka duhet të them shumë hapur, Kosova nuk ka kuptim pa Mitrovicën e Gazivodën. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim dhe nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë”, tha presidenti Thaçi. /tesheshi.com/