Presidenti Thaçi ka dhënë dhe njëherë garanci se korrigjimi i kufijve me Serbinë nuk do përfshijë Veriun e Kosovës.
“Njohja reciproke mund të përcillet me një proces të dakorduar të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, theksoj nuk do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore”, tha Thaçi gjatë një fjalimi të tij, në një aktivitet të Institutit Demokratik të Kosovës.
“Nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës. Ky proces do të shënojë fundin e konfliktin e gjatë mes Kosovës e Serbisë, e jo siç thonë do të zgjojë konflikte. Fundi i konfliktit do të vijë duke bërë kufirin e qartë mes vendeve tona”, theksoi presidenti kosovar, gjithnjë duke mbrojtur tezën e tij se një rishikim i kufijve është tërësisht i mundur me anë të një marrëveshjeve, prej së cilës do mund të arrihet paqja. /tesheshi.com/