Në një vizitë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka realizuar në Shkup, së bashku me kryeministrin Zaev përcollën paqen në raportet mes dy vendeve.
“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”,deklaroi Thaçi, i mbështetur plotësisht në këtë qëndrim nga shefi i qeverisë maqedonase.
Presidenti i Kosovës e viziton Shkupin nën atmosferën e nxehtë të përgatitjes për referendumin e emrit, ku faktori shqiptar pritet të jetë përcaktues në “Po”-në e pritshme nga i gjithë faktori ndërkombëtar.
Zaev nga ana e tij, tha se mbështet arritjen e një paqeje rajonale më anë të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. “Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të përforcojë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, tha Zaev. /tesheshi.com/