Tetë vende të BE-së paralajmëruan presidentit Trump se mund të shkatërrohet ndonjë plan paqeje izraelito-palestinez në qoftë se është i bazuar në kufijtë e para luftës në vitin 1967.
“Ne anëtarët e Këshillit të Bashkimit Evropian, do të dëshironim të ritheksojmë angazhimin e fuqishëm të BE-së për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, rezolutave përkatëse të OKB-së dhe marrëveshjeve të mëparshme”, shprehen ambasadorët e tetë vendeve në një deklaratë të përbashkët.
Mesazhin i tyre paralajmëron se “çdo plan paqeje që nuk njeh këto parametra të pranuar ndërkombëtarisht, rrezikon të dënohet me dështim”.
Ambasadorët jua përcollën këtë mesazh gazetarëve në selinë e OKB-së në Nju Jork, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit kushtuar konfliktit izraelito-palestinez.
Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Francës, Holandë, Polonisë, Suedisë, mbështetur më pas dhe nga ata të Belgjikës, Italisë dhe Gjermanisë, thanë se planifikojnë që Shtetet e Bashkuara duhet të konfirmojë të kuptuarit ekzistues në lidhje me zgjidhjen e konfliktit sipas modelit të dy shteteve. /tesheshi.com/