Kur është fjala për shkencë, matematikë dhe lexim, të rinjtë e Singaporit janë më të mirët në botë, sipas një sondazhi të arsimit ndërkombëtar të publikuar të martën.
Singapori është vendi i 113-të që që ka njohur shtetin e Kosovës, pak ditë më parë.
Në të tre subjektet, studentët e Singaporit demonstruan njohuri dhe aftësi të barabartë me gati dy vitet e tjera të shkollimit, në krahasim me studentët në SHBA, Francë dhe Suedi.
Nxënësit e SHBA-së patën përmirësim gjatë performancës së vitit 2012, duke u klaisfikuar në vendin e 25-të në listë.
Gjetjet janë pjesë e një vlerësimi ndërkombëtar të njohur si PISA (Program International Student Assessment), një pikë referimi e sistemeve të arsimit që kryhet çdo tre vite nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), një grupim ky i ekonomive më të pasura të botës.
Më shumë se gjysmë milioni 15-vjeçarë në 72 shtete u ulën në një provim dy-orësh vitin e kaluar. Këtë herë, shkenca ka qenë fokusi kryesor në krahasim me matematikën në vitin 2012./tesheshi.com/