Pas sulmit mbi dy xhami në Zelandën e Re, Turqia i ka bërë thirrje botës që të ndalojë atë që e quajti “terrorizmin islamofobik fashist”.
Erdogan ka thënë se sulmi mbi xhamitë në Zelandën e Re është shembulli më i fundit i rritjes së racizmit dhe islamofobisë.
“Sulmi ndaj dy xhamive në Zelandën e Re tregon se pikën ku ka arritur islamofobia, urrejtja ndaj myslimanëve”, tha nëpërmjet Twitter-it, Ibrahim Kalin, këshilltar i Presidentit turk. /tesheshi.com/