Ka ardhur më në fund një dakortësi e Metës me Ramën e kjo ka të bëjë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të kreut të qeverisë mëngjesin e kësaj të mërkure. Njeriu që mban postin e presidentit, e që prej afro një viti i është kundërvënë “armiqësisht” kryeministrit në çdo gjë, kësaj here ka qenë “krah tij” në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e vlefshme kjo për zonat më të prekura në tërmeti.
“Fakti që është shpallur gjendja e emergjencës është një hap pozitiv.
Nuk do humbasim shpresën që mos të ketë më viktima dhe bilanci mos të rritet.
Na duhet një plan emergjence për ditët në vijim. E rëndësishme është vetëm shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja.
Do të bëhet një vlerësim në total, por padyshim kjo kërkon kohë”, theksoi kreu i shtetit, që si tjerë në familjen politike të Tiranës apo Prishtinës, anulloi axhendat zyrtare në kuadër të festave. /tesheshi.com/