Ministrja e Arsimit Besa Shahini doli në një konferencë për shtyp për të bërë me dije planin e rifillimit të mësimit në zonat më të prekura nga tërmeti.
Edhe në këtë rast sipa saj, do ketë një kalim në hotele, sië është vepruar dhe me familjarë të mbetur pa strehë.
“Në hotelet ku janë sistemuar qyterarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 dhjetor”, theksoi Shahini, duke dhënë dhe detaje të tjera të rifillimit të procesit mësimor.
Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga Instituti i Ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për t’i zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve”, theksoi ministrja e Arsimit. /tesheshi.com/